Premtimi që Sarkozi i bëri Karla Brunit
“Do të jemi më mirë se Kenedi dhe Merlin Monronë”
“Do ta shohësh, ne do të jemi më mirë se Merlin dhe Kenedi”. Ky ishte premtimi që presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i bëri Karla Brunit mbrëmjen që u njohën. Ajo iu përgjigj: ”Të fejohemi? Kurrë! Nuk do të jetoj më me asnjë mashkull nëse ai nuk më jep një fëmijë”. “Kam rritur pesë fëmijë. Pse të mos rris edhe një që të jetë tamam i imi?” - iu përgjigj në çast Nikolas Sarkozi. Që ata u dashuruan me shikim të parë, kjo ishte diçka që dihej. Por nuk dihej që presidenti i kishte kërkuar top-modeles të martohej me të brenda pak orëve. Ai që e bëri të ditur lajmin është Zhak Seguela, i cili ishte i pranishëm kur çifti u takua për herë të parë. Seguela, 75 vjeç, është mik i përbashkët i të dyve dhe ishte ia që organizoi takimin mes tyre. Gjithë këtë histori të pabesueshme ai e ka përshkruar në librin e publikuar së fundi “Autobiographie non autorisée”. “Takimi mes të dyve ishte një lojë intensive joshjeje mes dy kafshëve të egra. Atyre u nuk bënte përshtypje që e gjitha kjo po zhvillohej në sy të të pranishmëve. Mes tyre pati një tërheqje magnetike”.
Ishte 13 shtatori i vitit 2007: Nikolas dhe Karla Bruni u martuan 8 javë më vonë. I sapodivorcuar nga Sesilia, ishte pikërisht presidenti francez ai që i kërkoi Seguelës të organizonte një mbrëmje për ta larguar nga vetmia e pallatit “Elize”. Sarkozi shkoi vonë në mbrëmje dhe pa kravatë. Po në atë moment Karla filloi të bënte shaka me presidentin duke i kërkuar leje për t’iu drejtuar me “ti”. Më pas çdo gjë është e qartë si shkoi. Ata u martuan për të lënë pas jetët e tyre plot histori e të papritura.
13 Shkurt 2009