E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heidi Klum, pozon nudo e mbuluar me çokollatë



U bë nënë për herë të katërt e ndërsa ne e mendojmë të impenjuar me biberonët dhe pampersat, në faqet e internetit shfaqen fotot e para të një libri, në të cilin Heidi Klum pozon nudo, tërësisht e mbuluar me çokollatë. Modelja 35-vjeçare, është një ndër 10 modelet më të kërkuara në botë në tre vitet e fundit dhe para se të ishte shtatzënë, pozoi për librin me fotografi të realizuar nga Rankin’s Heidilicious, i cili ka dalë në SHBA prej disa ditësh. Këto ditë u ka munguar pasarelave pas lindjes së vogëlushit Lou Samuel dhe me këtë rast na surprizon me disa fotografi në të cilat shfaqet nudo. Fillimisht u bë publike vetëm kopertina e librit fotografik, ndërsa tani të gjitha pamjet turbulluese. Prej saj mund të marrësh gjithmonë e më shumë. Me kalimin e kohës, Klum duket më seksi dhe e sigurt në vetvete. Trupi i modeles është mbuluar nga një shtresë çokollatë dhe ajo argëtohet duke lëpirë gishtat.

2 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›