E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti me myftiun, per fjetoret e konviktit

Puke- Konflikti mes myftiut te Xhamise se Pukes dhe dy te rinjve te dyshuar, njeri prej te cileve ish-nxenes ne shkollen fetare, ka ardhur per shkak te konvikteve dhe dhomave te gjumit. Lajmin e beri te ditur policia vendore gjate dites se djeshme, pas hetimeve te kryera dhe verifikimit te informacioneve. Burime zyrtare thane se po punohet per te vene para pergjegjesise dy te dyshuarit Ylber Smakaj dhe Ermal Prengaj, 31 dhe 19 vjec, nga Fushe Arrezi dhe Tropoja. Ngjarja ka ngjallur dhe reagime te ndryshme ne qytet, pasi perkrahesit e myftiut Gezim Kopani, kerkojne ndeshkim te autoreve, kurse kundershtaret kane heshtur, pasi kane qene ne dijeni te konflikteve jashte pune te 26 vjecarit. Mesohet se ne kete fjetore te ngritur nga myftiu, per t'u ardhur ne ndihme nxenesve myslimane, strehoheshin shume prej te rinjve nga rrethe te ndryshme te vendit dhe qe arsimohen ne qytet. Policia tha se i dyshuari Smakaj, ka qene nje ish-nxenes qe ka bujtur ne konvikt dhe perplasjet kane ardhur pas emerimit te disa kujdestareve. Per incidentin e ndodhur jane shoqeruar me dhjetera te rinj dhe punonjes ne konvikt e myftinj, por nuk ka ende nje te arrestuar.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›