E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici i burgut, ne rrjetin e droges

Enkelejda Arapi

Durres- Operacioni i koduar "Pasticieri" zbulon edhe policin e burgut te Rrogozhines si shites te lendeve narkotike. Pas arrestimit te kater te dyshuarve, per prodhim e shitje droge ne qytetin e Durresit, agjentet e Antidroges kane mundur te identifikojne si pjese te rrjetit edhe nje koleg te tyre. Burime zyrtare bene me dije se diten e djeshme, u arrestua i dyshuari Arif Konja, 47 vjec, i martuar me nje femije. Sipas hetimeve te kryera, rezulton se polici i shiste droge te llojit heroine Besnik Tarkos, 39 vjec, ky i arrestuar vetem nje dite me pare. Aktiviteti i dyte qe ushtronte 47-vjecari, pervec atij zyrtar, eshte pikasur fale deshmise se dhene ne Policine e Durresit nga i dyshuari Tarko.

Prokuroria e Durresit dhe grupi hetimor i ngritur, kane nisur hetimet per te zbardhur plotesisht rrethanat dhe personat e tjere te mundshem, te perfshire ne shitjen e lendeve narkotike. Efektivi i burgut te Rrogozhines Arif Konja, akuzohet per "prodhim dhe shitje te lende narkotike". Burime zyrtare bene me dije se per efektivin kishte dyshime dhe te dhena operative. Policia e Rrogozhines kishte nisur menjehere hetimet ne bashkepunim me koleget e saj te qytetit bregdetar. Arrestimi u be ne momentin qe Konja po futej ne burg, per te kryer detyren. Por nderhyrja nga agjentet eshte bere menjehere pas deklarates se dhene nga 39-vjecari i penduar, i cili ka pohuar se drogen e merrte pikerisht nga punonjesi i burgut, dhe urdher-arrestit te leshuar nga prokuroria.

Por mendohet se efektivi i burgut fuste sasi te narkotikut edhe ne ambientet e vuajtjes se denimit dhe ua shiste te burgosurve. Lidhur me kete piste, ne bashkepunim me prokurorine, nisi puna per hetimin e plote te rrethanave dhe aktivitetit. Konja e ka mohuar akuzen, duke u shprehur se ai nuk merrej me kete aktivitet dhe akuzat ishin te pabazuara. Policia nuk dha informacion per kapjen ne flagrance te sasise se droges, por deklaroi se i eshte referuar deshmise se 39-vjecarit te kapur gjate operacionit "Pasticeri". Pese jane personat e arrestuar ne kuader te ketij operacioni nga Policia e Durresit, brenda tre diteve te fundit. Behet fjale pikerisht per Arif Konja, 47 vjec, Besnik Tarko, 39 vjec, te cilit iu gjet 16 grame lende narkotike heroine, Taulant Harizaj, 26 vjec, 2,5 grame heroine, Ismail Jakupi, 19 vjec, 60 grame heroine, nje thike dhe pese fisheke te kalibrit 7,62, model 54 dhe Saimir Zotka, 24 vjec, me 12 grame heroine.

Te arrestuarit:

Arif Konja, 47 vjec

Besnik Trako, 39 vjec

Taulant Harizaj, 26 vjec

Ismail Jakupi, 19 vjec

Saimir Zotka, 24 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›