Hekurudhat, leverdia për transportet në Korridorin 8
18/12/2004 Drejtori Jani: Dalja me Malin e Zi ka ndihmuar jashtëzakonisht tregtarët
Rivënia në funksionim normal të punës hekurudhore, që
do të lidhin vendin tonë me sistemin hekurudhor të disa vendeve të rajonit tonë kanë mundësuar transportin e mallrave në sasira shumë të mëdha dhe me kosto shumë më të leverdisshme sesa transporti rrugor. Drejtori i Drejtorisë së Hekurudhave, Leonard Jani, ka deklaruar: “Tashmë lidhja me sistemin hekurudhor të Evropës përmes linjës mbi hekura me Malin e Zi i ka hapur rrugë mallrave që vinë nga Hungaria, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Sllovakia e Kroacia, mallra të kërkuara në tregun shqiptar”. Jani është shprehur se dëmtimi i hekurudhës Shkodër-Hani Hotit gjatë trazirave të ‘97-ës ka detyruar ndërprerjen e transportit hekurudhor për disa vite dhe riaktivizimi i kësaj linje ka rritur edhe shifrat e sasisë së mallrave që futen në vendin tonë nga linja me Malin e Zi. Sipas tij, transporti i mallrave në këto ll muaj të vitit ka kapur shifrën 60 mijë tonë, shifër kjo që është cilësuar si shumë premtuese për t’i dhënë
përparësi transportit të mallrave, duke shfrytëzuar linjën hekurudhore. Në të njëjtën kohë, nënshkrimi i vendimit mes hekurudhës shqiptare dhe asaj të Maqedonisë, disa javë më parë, për ndërtimin e linjës nga Lini (skaji fundor që lidh vendin tonë me shtetin fqinj) në Strugë do të krijojnë edhe një korridor të dytë të transportit dhe që do të dyfishojë sasinë e transportit hekurudhor. Drejtori i Përgjithshëm i
HSH, Leonard Jani, tha se për palën shqiptare detyrimet
për ndërtimin e hekurudhës Lin (Pogradec)- kufi me tokën maqedone në një gjatësi 3.2 km do të përfundojë brenda parashikimeve, ndërkohë që pritet që edhe pala maqedone, të cilës do t’i duhet më shumë kohë, pasi segmenti hekurudhor nga Struga në drejtim të kufirit shqiptar është afro 60 km. Gjithsesi, Jani ka deklaruar se pala maqedone ka treguar të gjitha garancitë për të mbyllur në kohë ciklin e segmentit
hekurudhor që do të jetë pjesë e Korridorit 8.
Transporti hekurudhor është parë me leverdi të madhe dhe drejtori e ka konkretizuar një pohim të tillë me faktin se në dy vitet e fundit qarkullojnë brenda segmenteve tona hekurudhore më shumë se 250 vagona të huaj në muaj. Për drejtorin Jani, specialistët e hekurudhës shqiptare kanë gati projektet dhe të gjithë dosjen teknike, e cila do të përfshihet në investimet për punimet që do të kërkohen në konkretizimin e projektit të madh për Korridorin 8, ndërkohë që deklarohet se kanë përfunduar të gjitha marrëveshjet edhe për projektet që do të zbatohen në sistemin hekurudhor që lidhin Maqedoninë me Bullgarinë. Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, ing. Leonard Jani, ka deklaruar gjithashtu edhe projektet afatmesme dhe ato të perspektivës për hekurudhën shqiptare, duke cilësuar investimet edhe të kompanive të huaja. Kështu, sipas Janit, kompania amerikane"General Elettric" në segmentin hekurudhor Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Rinas kanë një rëndësi jetike për HSH dhe metropolin që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar dhe ku banojnë afro një milion shqiptarë. Ky segment hekurudhor do të krijojë për hekurudhat një frymëmarrje të madhe dhe me përfundimin e investimit do të rritet ndjeshëm fluksi i transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Investimi në 57.5 milionë euro dhe 12.25 milionë dollarë do të
modernizojë rrjetin ekzistues në gjatësinë 38 km nga Tirana në Durrës. Në këtë projekt përfshihet ndërtimi i 8 stacioneve të udhëtarëve si dhe ndërtimi i 6 km linjë të re hekurudhore së bashku me sinjalistikën për linjën në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.
Jani:Tranzicioni na ka kushtuar.
Ndërsa drejtori Jani ka shprehur projektet e ardhshme
për investimet në rrjetin hekurudhor ai ka deklaruar
se tranzicioni i ka kushtuar jo pak këtij sektori i
cili deri në fund të vitit 1990 ka pasur 13.500
punojës, ndërkohë që sot ka vetëm 2300, numër ky që
pritet të thjeshtohet përsëri në saj të reformave në
të cilat është përfshirë sektori hekurudhor. Ajo që ka
shqetësuar inspektariatin teknik në hekurudhë është
ndërtimi i mbikalimeve të paligjshme mbi shinat e
trenit dhe që janë bërë edhe burim i dhjetra
aksidenteve. Jani ka thënë se në të gjithë gjatësinë
hekurudhore ka afro 150 mbikalime të paligjshme të
cilat duhen prishur nga policia ndërtimore dhe
pushteti vendor, struktura këto që kanë operuar me
ngadalësi, ndërkohë që vetëm në vitin e kaluar janë
regjistruar 17 aksidenteve në këto mbikalime të
paligjshme, kundrejt 9 të tillave në vitin 2004.
Problematik për HSH mbeten segmentet hekurudhore
Tiranë- Durrës, Durrës-Golem( zonë turistike) dhe
Shkodër- Hani Hotit. Ndërsa nga njëra anë mbikalimet e
paligjshme kanë rrezikuar jetën e qytetarëve shërbim
të keq i kanë bërë konkurencës pasi udhëtarët
preferojnë të udhëtojnë me autobus e furgon nisur nga
fakti se trenat për të shmangur rrezikun ulin në
maksimum shpejtësinë. Në kuadër të investimeve për
vagonat e udhëtarëve Jani ka deklaruar se është
konkretizuar investimi i blerjes së vagonëve të rinj
nga Gjermania për një shumë 1 milion dollarë, vagona
të një cilësie shumë të lartë.Tranzicioni ka ndikuar
edhe menaxhimin e situatëes brenda linjave tona
hekurudhore pasi një pjesë e tyre janë dëmtuar rëndë
dhe riparimi tyre që mund të realizohej në
përmirësimin e infrastrukutrës së shërbimit ka shkuar
për riparimin e linjave.
Statistika për hekurudhën
Rrjeti hekurudhor shqiptar ka një gjatësi të përgjithshme të linjës kryesore prej 447 kilometra, si dhe 230 kilometra linja të dyta. Hekurudha e parë në Shqipëri është ajo Durrës-Peqin, e cila është ndërtuar në vitin 1947.
Hekurudha shqiptare zotëron gjithashtu 220 copë vagona mallrash me jetëgjatësi aktuale 20 vjet, si dhe 97 copë vagona udhëtarësh, si dhe 25 lokomotiva. Shpejtësia aktuale mesatare e lëvizjes së trenave në linjë është 35-40 km/orë.
Gjatë vitit 2003, janë transportuar me trena 513 mijë
tonë mallra dhe 2.1 milionë udhëtarë.
Të dhëna
60 mijë tonë mallra
futur nga Mali Zi
gjatë vitit 2004
513 mijë tonë mallra
janë transportuar
gjatë vitit 2003
2.1 milionë
udhëtarë kanë
udhëtuar gjatë 2003
250 vagona
të huaj qarkullojnë
në muaj në Shqipëri
150 mbikalime
të paligjshme mbi
rrjetin hekurudhor
9 aksidente
janë shënuar
gjatë vitit 2004
13.500 punonjës
në vitin 1990
2300 punonjës
në vitin 2004