Kryebashkiaku: Masterplani m’u duk mirë nga ana teknike
18/12/2004 INTERVISTE/ Flet Haxhi: ”Nuk kishim mundësi për një firmë tjetër”
SHKODER - Masterplani për qytetin e Shkodrës vazhdon të mbetet çështja e ditës. Jo vetëm pushtetarët lokalë, biznesmenët dhe specialistët, por dhe qytetarët e thjeshtë kanë shfaqur një interesim të veçantë për planin e ri rregullues. Gjatë gjithë ditës së djeshme në zyra, lokale, dhe shtëpi kjo temë diskutimi ka zënë një vend kryesor, pasi për shkodranët, plani i ri ka qenë disi i papritur. Për më tepër kur në këtë plan bëhej fjalë të prishen disa objekte, si “5 Heronjtë e Vigut”, ndërtesa luksoze me leje në qendër të qytetit, që kanë kushtuar qindra milionë lekë. Por nuk ka munguar edhe çudia kur është folur për grumbullimin e të gjithë monumenteve në një vend të vetëm dhe kthimin e disa lulishteve në sheshe ndërtimi.
I vetmi që nuk është prononcuar, gjatë debateve të zjarrta dy ditë më parë, ka qenë kryebashkiaku Artan Haxhi. Ai është munduar që të vendosë qetësi mes diskutantëve që jo rrallë akuzat dhe fyerjet i kalonin në plan personal. Dje, gazeta arriti t’i merrte një intervistë të shkurtër atij.
Si ju duk masterplani për rregullimin e qendrës së qytetit?
Ky masterplan është tepër serioz. Mund të them se është kushtetuta e Shkodrës, një ngjarje historike për qytetin. Bëhet fjalë për t’i dhënë pamjen Shkodrës, që është djep i kulturës. Mendoj se është bërë punë e mirë.
Në diskutimet, kur u prezantua masterplani, kishte shumë vërejtje nga specialistë, politikanë dhe biznesmenë. Kishin vend apo ishin tendecioze?
Mund të ketë disa gjëra të vogla teknike, që mund të riparohen. Çfarëdo masterplani që do të prezantohet do të ketë reagime, pasi diku do të kalojë rruga, diku lulishtja diku sheshi etj. Por ne, do të bëjmë më të mirën për Shkodrën, qytetin tonë.
Do të ishte më e mirë që të kishte më shumë se një firmë projektuese?
Tenderi për të fituar projektin ka qenë i hapur. Kanë marrë pjesë tri firma konkurruse. Njëra është tërhequr dhe në dy ka fituar firma projektuese shqiptaro-gjermane. Do të kishte qenë e mirë që të kishte më shumë se një firmë, por me 20 milionë lekë të vjetra, që kishim në dispozicion për këtë punë, nuk kishim mundësi të kishim më shumë se një firmë projektuese.
MASTERPLANI
“Kanw lidhje tw ngushta personale me projektuesin Radovani”
Socialisti Doda: Masterplani i ndikuar nga Topalli e Gurakuqi
SHKODER - Kryetari i Partisë Socialiste të Shkodrës, i cili është dhe kryetari i grupit të këshillarëve socialistë në Këshillin Bashkiak, Ndue Doda, në një intervistë për gazetën “Metropol”, reagon ashpër ndaj planit të ri rregullues të qytetit.
Ka pasur ndikim politika në këtë masterplan?
Pa diskutim. Ky masterplan është ndikuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Partisë Demokristiane për Shkodrën, Anton Gurakuqi, për interesat e tyre të ngushta e personale. Ata jo vetëm që kanë prona në qendër të qytetit, por kanë edhe një lidhje të ngushtë me hartuesin e këtij masterplani, Gjon Radovani.
Ju si përfaqësues i PS në këshillin bashkiak, jeni dakord me këtë projekt?
Në mënyrë kategorike jemi kundër këtij plan-studimi për qendrën e Shkodrës. Ky qytet është i gjithë i shkodranëve dhe jo i Jozefinës dhe Antonit, të cilët po tentojnë të shkatërrojnë përfundimisht Shkodrën me ndërtesa betoni në qendra ku ka lulishte. Shkodra është një qytet historik, që ka gjurmë të lashta në kulturë e traditë, ndaj duhet të mendohemi mirë që të bëjmë më të mirën për qytetin tonë.
Si mendoni ju, do të ishte më e mirë të kishte më shumë firma projektuse pjesëmarrëse në hartimin e këtij projekti?
Po. Është e papranushme që projekti për qendrën e qytetit të prezantohet vetëm nga një firmë. Duhej të paktën të kishte tri firma projektuese, në këtë mënyrë firmat do të ishin në konkurrencë për të bërë më të mirën.
Luka i PD: Shpresojmë për mirë
SHKODER – Asnjë koment nuk ka ardhur nga Partia Demokratike për zhvillimin e debatit mbi masterplanin e rregullimit të qytetit. I kontaktuar nga gazeta Metropol, kryetari i PD-së lokale, Lorenc Luka ka refuzuar përgjigjet. “Këto janë çështje teknike, që nuk kemi ndërhyrë. Dëshirojmë dhe shpresojmë se do të bëhet zgjidhja më e mirë për Shkodrën” është shprehur kryetari i forcës më të madhe politike në qytet, duke e lënë fatin e qytetit në kuadër të dëshirave.