E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mësuesi i dhunuar me kallashnikov në dorë në kërkim të dhunuesit

18/12/2004  Mësuesi i dhunuar me kallashnikov në dorë në kërkim të dhunuesit

MIRDITË – Një mësues ka qëlluar me pëllëmb një nxënës dhe më pas kanë qenë xhaxhai i tij, që e ka rrahur mësuesin në oborrin e shkollës, në Rubik. Mësuesi nuk ka pranuar ta lërë me kaq. Pasi nuk ka pranuar të bëjë denoncim, ai ka rrëmbyer një kallashnikov dhe i ndjekur nga dy të afërm të tij, ka tentuar të vrasë dhunuesin.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, kur mësuesi i edukimit fizik, në shkollë 9-vjeçare në Rubik, Gëzim Përbasha, ka goditur një nxënës me pëllëmbë. Menjëherë ka reaguar xhaxhai i fëmijës, Ilir Gjergji, i cili e ka goditur ashpër, duke e gjakosur mësuesin në oborrin e shkolllës.

Policia ka shoqëruar më pas palët në konflikt, por mësuesi Përbasha nuk ka pranuar të denoncojë agresorin e tij Gjergji me arsyetimin se ai do të merrej vesh privatisht me të. Pa kaluar disa orë, në mbrëmje Gëzim Përbasha, i shoqëruar me dy persona të tjerë dhe me një “Benz”, është parë rrugëve të qytetit me një kallashnikov në dorë në kërkim të agresorit të tij, Ilir Gjergji.

Pasi kontrolluan nëpër lokalet e Rubikut dhe nuk gjetën “gjahun” e tyre, tre personat kanë udhëtuar drejt Rrëshenit. Policia e njoftuar është munduar të ndalojë makinën në hyrje të Rrëshenit, por ata nuk janë bindur, duke u futur në unazën e qytetit. Policia, e cila i ka ndjekur, ka mundur të ndalojë Gëzim Përbashën dhe nipin e tij Sokol Shytani, por pa mundur të gjejë armën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›