E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti raporton te Flamuri

Nga Antena brenda familjes

Me ikjen e atyre burrave dhe asaj gruas në samitin e NATO-s, Flamuri ka mbetur i vetmi shef i së djathtës në Shqipëri dhe i mazhorancës qeverisëse.

Me një fjalë, ai tani bën edhe shefin e ekzekutivit në vend të atij burrit, edhe shefin e legjislativit në vend të asaj gruas, edhe të gjyqësorit në vend të Bamir Topit.

Ndaj dhe të gjithë ministrat e drejtorët e linjës kanë nisur t’i raportojnë Flamurit, meqë s’ka njeri tjetër të rëndësishëm.

Flamuri vendosi një radhë për raportimet që të mos bëhej rrëmujë, por edhe të mos merrej vesh që ai ishte i vetmi lider i mazhorancës këto ditë.

Të parin thirri ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, në raport.

- Si është situata hidrike, mor zoti ministër?

Gencit s’iu mbajt e qeshura, kur pa Flamurin e shtriqur në kolltuk.

- Më nxore mallin e Muho Asllanit, - i tha, - por kur pa që Flamuri e kishte seriozisht, filloi të raportojë shifrat.

- ǒmë ngatërron me numra mua, se s’marr vesh. Kemi ujë apo s’kemi, këtë më thuaj.

- Po ja, si të të them, perëndia mbush, e ne shit, një Zot e di ç’do na mbetet në fund.

- Vazhdon shitja ëë…? Është akoma në mes ai Damiri apo është larguar?

- Jo, çne, ne s’bëjmë asnjë transaksion pa miratimin e atij, e kemi porosi konfidenciale.

- Jo mo, kot thashë. Ore më ka ardhur një letër e ca punëtorëve të “Albpetrol”-it andej nga Ballshi. Thonë që kanë ca muaj që kanë mbetur pa rroga...

- Jam në dijeni, shef Flamuri, po s’ka gjasa të zgjidhet hëpërhë. Është në mes ai Taçi. Ka tre muaj që iu merr naftën, e shet, i merr lekët për vete dhe atyre s’u jep asnjë lek. Thotë, “po nuk nxora lekët e mia, asnjë lek s’kam për t’iu dhënë. Të paktën të dal me të miat, se s’dihet ç’bëhet për tre muaj pas zgjedhjeve.”

- Po mirë dhe ky Taçi pa kokërr leku ka mbetur që na telendisi kështu?! Po ky s’paska lekë as për bukë, ne i japim privatizime strategjike! Le që kushedi sa i ka marrë ajo që ka dorën e rëndë.

Të dytin nga ministrat thirri në raport Jemin Gjanën.

- ǒkemi mixhë? - i tha Jemini, - po Flamuri u vrenjt.

- Mixhë më thuaj, kur të jemi në kafe. Mos përfito që të kam nga fshati. Këtu jam shef unë.

ǒbëhet me ata fshatarët që u ka rrëshqitur toka andej nga zona e Fahriut?

- Po ç’të të them, o shef Flamuri, ne po na rrëshqet të gjithëve toka nën këmbë, do vrasim mendjen se u vithis zona e Fahriut tani.

- Mirë, mirë, e di unë si e do ti, se më ke zënë dhe vendin për deputet në Kukës, tha me vete. Do të ta kurdis një kasetë nga ato që s’të lan as lumi e as përroi, dhe llafosim pastaj.

Bëri të thërrasë në raport Nishanin, po iu ndërrua mendja.

- Ky i shkreti përshesh me kos ha, s’i prish punë njeriu. ǒta thërras kot, se mos di gjë ky ç’bëhet në ministrinë e tij.

Fatos Bejën e thirri për formularin A2.

- E di ti Fatos që tani shefi jam unë?

- Sigurisht, - i tha Fatosi. - Kam kullotur 40 qeveri unë dhe e di që shefi është shef. Edhe gomar po ta vunë shefin, mos ia hip, se s’dihet ku të rrëzon prej samarit, më porosiste gjithnjë i ndjeri gjyshi im.

- Ja ky është burrë tamam, kështu na duhen të gjithë, - tha Flamuri.

Ndërkohë mbërriti Majlinda Bregu.

- Po këtë përse ta pyes, se unë s’i marr vesh këto punët e saj, më duket si ministri virtuale, jo prej vërteti.

- ǒbëhet me Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, e pyeti.

- Po ja, e firmosëm, tani mbetet…

- Dale, dale, kush e firmosi? Po në vendin tim kush ka firmosur që s’ditkam gjë unë?

- Po nuk kishte nga një kopje për të gjithë.

- Po mirë, tani ç’bën më në ministri ti? ǒpunë ke?

- Po ka punë të tjera që m’i ka lënë ai burri.

- Jo, mirë, mirë, po je marrë vesh me atë burrin, vazhdo, kot e thashë unë, më shpëtoi.

I fundit në raportim erdhi Gerti Bogdani.

- Po ti ç’do? S’je ministër apo të është bërë ves?

- Epo dhe ajo është, shpirti del e vesi nuk del, - i tha Gerti. - Erdha të qajmë hallet. S’po ia marr dot dorën kësaj punës së re.

- Po ç’punë mo, ku ke punë ti?! Bëj vetëm ç’të thotë Qukapi dhe je OK. Vetëm kujdes me firmat, se ta lënë kopilin në derë raca e këtyre. Ja si ia lanë Lulit me atë rrugën, s’ka Zot që e nxjerr nga gjirizi tani..

- Nga njëra anë shpëtova që ika. U lumturuan edhe fëmijët e lagjes, kur dhashë dorëheqjen, se erdhën poshtë pallatit e bërtisnin në kor “Iku, iku Ali Komiku!” Më vinte dhe zor nga e fejuara, se me tha një ditë “Sa qesharak që je bërë more Gerti”.

- Hiç mos e vra mendjen, sa herë më thotë gruaja mua që gazetat të quajnë budalla, po as e vras mendjen fare. Po ç’ke bërë?

- Po ja, vajta në nja dy gjimnaze. Ju thashë jeni djem dhe vajza të mira, ndaj duhet të bëheni anëtarë të PD. Ata ma bënin yyyyy. Po unë s’e dhashë veten, fillova t’iu përgjigjem atyre që më pyesnin pse. S’dija ç’t’u thosha. Iu thashë PD ju solli drita 24 orë. Mirëpo kjo lagjja këtej nga Ali Demi kishte 48 orë pa drita dhe m’u hodhën në fyt.

Pastaj vendosa t’ua bëja pak si më atraktive. Iu thashë që të dielën të vini në shesh, se ka party. Ka dhe pije falas. “Po bar do ketë?” - më pyeti njëri që me sa duket e tymoste keqas, e s’ia ndjente për hyrjen në NATO. Po do ketë u thashë, ju e dini që ka në kësi rastesh. “Shkojmë, shkojmë, - i thanë njëri- tjetrit, - do kenë mall të mirë, e marrin dorë e parë nga Lazarati.” Mirëpo, kur iu thashë që në fund të party-t do të flasë edhe pak ai burri, filluan të më bëjnë prapë yyyyy dhe ika nga sytë këmbët.

Mbasi mbaruan raportimet, Flamuri u shtriq edhe njëherë në kolltuk dhe i erdhi një mendje e keqe.

- More, po unë bëkam edhe për kryeministër. Po sikur të dojë Zoti dhe ata të Bin Ladenit të mos e kenë pushim ditën e shtunë, kur vjen avioni që bie ata burrat edhe këtë gruan, unë mbetem kryeministër dhe shefi i së djathtës në Shqipëri. Atëherë, lërmë o Zot të rroj, tha, dhe rrotulloi çelësin në bravë, pastaj e futi në atë xhepin e fshehtë që ka sajuar në të mbathura për të mos i vajtur në mend njeriu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›