E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet do të mbulohen nga sigurimet shëndetësore

29/01/2005  

Trajtimet mjekësore në spitale do të mbulohen nga të ardhurat e sigurimeve shëndetësore. U miratua projektligji “Për një shtesë në ligjin nr 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimi i miratuar krijon hapësirat e nevojshme ligjore që trajtimet mjekësore të përfshihen për financim nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke dhënë në këtë mënyrë garancitë e nevojshme për thithjen e investimeve dhe akses popullatës ndaj këtyre shërbimeve. Skema gjithashtu është e hapur që rast pas rasti të mbulojë edhe shërbime të tjera unikale për qytetarët. Nga ana tjetër, sigurimet shëndetësore suplementare private mund të bashkëpunojnë nga ana e tyre për një bashkëfinancim të kostove të shërbimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›