Helmeta e uniforma nga Gjermania për RENAE-n
22/04/2005 TIRANË- Gjermania i dhuron repartit RENEA, pajisje që vlejnë 150.000 euro. Helmeta speciale prej titani, të blinduara mjaft e vlefshme për sigurinë individuale të këtij efektivi, optika nate, komplete alpinistike, uniformë operacionale, aksesorë specialë ndërlidhje etj., janë disa nga pajisjet përbërëse të donacionit. Burimet zyrtare të Ministrisë së Rendit thanë për gazetën, se të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Rendit Publik, z.Igli Toska, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Hans-Peter Annen dhe përfaqësues të misioneve të huaja, që veprojnë në Shqipëri. Ambasadori gjerman vlerësoi aftësitë operative të kësaj njësie speciale, të cilat kanë zgjidhur situata të vështira, jo vetëm shpejt e me vendosmëri, por edhe në mënyrë të peshuar mirë, ndërsa theksoi faktin se mes Shqipërisë e Gjermanisë ekziston prej vitesh një bashkëpunim policor i ngushtë dhe i sukseshëm. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Toska është shprehur se "Nuk do të resht së punuari, për të motivuar këtë repart elitë. Puna që ju bëni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të kërkuar në operacionet e shpëtimit apo në kuadër të bashkëpunimit me partnerë të huaj, direkt apo indirekt është një ndihmë që u jepet dhe qytetarëve europianë". Ibraj nga ana e tij vlerësoi specializimin dhe profesionalizmin e RENA-s, ndërsa u përcolli efektivave të këtij reparti vlerësimin e bërë nga drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Arteve Marciale dhe Teknikave Speciale, z.Yordanov, i cili ka thënë se “Stafi juaj në njësitë taktike janë njerëz shumë të mirë e profesionistë. Tek ta mund të kesh besim në çdo rast. Ndërkohë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Alfred Moisiu, vlerësoi përkushtimin e ndershmërinë e tyre