E Hënë, 2 Nëntor 2026

KLD shkarkon nënkryetarin e Apelit Tiranë

22/04/2005  Pesë orë debate, 9 vota pro 1 kundër, katër largohen nga seanca

Mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë e "ashpër" dhe më tone të nxehta. Kontrolli i Inspektoriatit në Gjykata dhe propozimet e ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj për masa ndëshkimore, kanë çuar dje në marrjen e një vendimi shkarkimi, për numrin dy të gjykatës së Apelit Tiranë, Dalip Bushin. Janë dashur pesë orë për të votuar pro shkarkimit, që ka qenë pothuaj unanim. Kryetar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Muharrem Kushe, i pyetur nga "Metropol", për këtë shkarkim, ka pohuar se është një vendim, të cilin ai e cilëson të padrejtë.

Këshilli

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të datës 21.04.2005, në vijim të çështjeve të mbartura të rendit të ditës nga mbledhjet e mëparshme, shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Dalip Bushi dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra e gjyqtarit. Gjithashtu po dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi shqyrtoi kërkesat e Ministrit të Drejtësisë, vendosi të kryejë disa delegime të gjyqtarëve, për funksionimin sa më normal të punës në Gjykata të ndryshme në gjykimin e disa çështjeve gjyqësore. Këshilli është mbledhur në datën 14.04.2005, posaçërisht për të shqyrtuar procedimet disiplinore, ndaj gjyqtarëve Bushi e Mullai të Gjykatës së Apelit Tiranë. Por, në këtë datë u shqyrtua fakti i mungesës së nënkryetarit të Gjykatës, mosprania e përsëritur për arsye shëndetësore dhe u vendos shtyrja e procedimit. Në lidhje me marrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Fiqirete Mullai, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi dhënien e masës disiplinore të transferimit në një gjykatë tjetër të një niveli më të ulët.

Votimi

Në votimin e djeshëm morën pjesë 10 anëtarë të KLD dhe 9 prej tyre votuan pro shkarkimit nga detyra e gjyqtarit Dalip Bushi. Katër anëtarë nuk morën pjesë në votim, pasi nuk ishin në momentin e votimit. Ministri i Drejtësisë nuk ka votuar, se në bazë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e KLD ka kërkuar procedim disiplinor për këtë gjyqtarë. Mësohet nga burime të brendshme, që Dalip Bushi ka mbajtur një qëndrim kërcënues dhe mungesë të etikës profesionale. Thuhet nga burime të mësipërme se Bushi ka bërë presion ndaj anëtarëve, që do të votonin pro largimit të tij nga detyra. Po sipas burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pohohet se gjyqtari i shkarkuar, në vitin 1992 është propozuar nga ministri i Drejtësisë me shkresën me numër prot 75 për largimin e tij nga kryetar i Gjykatës së Apelit vlorë lidhur me një vendim gjyqësor për armëmbajtje pa leje.

Disa nga shkeljet që u shqyrtuan në mbledhje

Gjyqtari Dalip Bushi ka ndryshuar masën e sigurimit, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi për një të pandehur akuzuar për veprën penale të favorizimit të prostitucionit, me argumentin sepse i pandehuri ka rrezikshmëri të vogël shoqërore, pasi vetë shtetësja e trafikuar A.R e ka ushtruar prostitucionin me qëllim rritjen e ekonomisë së tyre. Kjo rrethanë është konsideruar si një rrethanë lehtësuese.

Një tjetër vendim që është diskutuar, është dhe ai ku si pas KLD-së gjyqtari Dalip Bushi, ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, në kundërshtim me detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë, çështjen penale me të pandehur Elidon Kotorrin, të akuzuar për disa vrasje, duke ndikuar në shuarjen e afateve të paraburgimit për të pandehurin me rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Sipas votuesve pro në shkarkim, gjyqtari Dalip Bushi në kundërshtim me ligjin ka kompesuar një palë paditëse për ndërtim pa leje në lumin e Lanës. Në dhjetor 2003 është dhënë vendimi, për një ndërtim pa leje të një godine pesëkatëshe, duke detyruar shtetin t'i japë një dëmshpërblim palës paditëse në vlerën prej 530 milionë lekësh. Në këtë vendim inspektorët kanë konstatuar shkelje proceduriale.

Po në debatin e djeshëm është trajtuar dhe një çështje tjetër penale, ku gjyqtari Bushi, ka liruar një të pandehur nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Bushi: Vendim politik për të më shkarkuar

Dalip Bushi, nënkryetari i Apelit, i shkarkuar dje ka pohuar se"

vendimi i shkarkimit është politik dhe i paragjykuar,pasi nuk ka pasur asnjë shkelje juridike në vendimet e marra në Gjykatën e Apelit ku unë kam qenë kryesuese, apo anëtar i trupit gjykues.Kam pasur konflikte me PS-në kur më është kërkuar heqja e mandatit Spartak Ngjelës dhe dhënia Sajmira Pinos, apo shpallja kandidatë të pavarur e tetë kandidatëve për deputetë të PS në 2001." Para seancës juristi i ka paraqitur një kërkesë paraprake presidentit dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Kërkesa paraprake e nënkryetarit Bushi

Kerkoj pezullimin e shqyrtimit te propozimit te Ministrit të Drejtësisë

për shkarkimin tim nga detyra për keto shkaqe :

1. Kolegjet e Bashkuara te Giykates se Larte kane pezulluar

Gjykimin e vendimit te KL.D. Nr.159, dt16.07.2004, Nr. 168, që i përkasin gjyqtarëve të larguar nga detyra Th. Nika, P. Aliai ~ JI: Skenderi. Simbas nenit 145 pika 2 te Kushtetutes ku thuhet: "Kur Gjyqtaret çmojnë se ligjet vijnë në kundershtim me Kushtetuten nuk i zbatojne ato Në këtë rast ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë atë Gjykatës Kushtetuese ".

2. Ne rastin konkret simbas nenit 147 pika 6 teKushtetutes thuhet se

Gjyqtaru mund mund te shkarkohet nga Keshilli i Larte i Drejtësisë:

a –Kryerjen e nje krimi.

b -Per paaftesi mendore a fizike.

c -Per akte e sjellje që deskretitojnë rende poziten dhe figuren e

gjyqtarit

d -Per pamjaftueshmeri profesionale.

Neni 41 i Ligjit Nr. 8436, dt.28.12.1998 ndryshuar me LiJgjin Nr.

8546, dt25.11.1999, Ligjin Nr. 8656, dt.31.07.2000 dhe Ligjin Nr.8811,

dt.17.05.2001 keto shkaqe i ka shtuar dukshem ne kundershtim me Kushtetuten.Keto shkaqe nga 4 qe parashikon Kushtetuta ne 8 raste qe parashikon ligji e konkretisht :

a -Kryerjen e veprimeve qe sipas ligjit jane te papajtueshme me

_funksionin e gjyqtarit.

b -Nxjerrjen e sekretit te hetimit, te dhomes se keshillimit ose te

dhenave te tjera me karakter intim.

c -Zvarritje te renda ose sistematike ne kryerjen e detyres.

d -Mos respektimin e rregullave te solemnitetit.

e -Mungesa pa aresye ne pune.

e -Kryerjen e veprimeve te pa hijshme ose amorale brenda dhe

jashte kohes se punes.

f -Kryerjen e veprimeve ne kundershtim me permbushjen e rregullave te detyres ose mos kryerja e veprimeve te detyrueshme proceduriale kur

nuk perben veper penale.

h -Mos zbatim pa arsye i mases se dhene disiplinore.

Duke qene se propozimi i Ministrit per shkarkimin tim nga detyra

mbeshtetet ne shkak antikushtetues sic eshte neni 41 pika 7 e ligjit te

sipercituar, dhe vendimi perfundimtar qe do te merret nJ!a ana Juaj varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që do të shprehet për pajtueshmëri të ligjit me Kushtetuten une kerkoj :

Pezullimin e keti shqyrtimi te çeshtjes nga K.L.D. derisa te shprehet

Gjykata Kushtetuese per tete problem.

Kerkesen time e bazoi ne nenin 23 pika 1 te LiJ!jit Nr. 8485,

dt.12.05.1999 te Kodit te Procedurave Administrative te Re ublikes se

Shqiperise.

"Ne qoftë se vendimi përfundimtar ne një procedim administrativ

varet nga marrja e një vendimi paraprak i cili ëhstë në kompetence të një orfgani tjetër administrativ apo gjyqsor, organi që ka në kompetencë përtë marrë vendimin përfundimtar e pezullon procedimin perkates deri ...Organi tjetër administrativ ose gjykata e kane marre vendimin paraprak "

Kërkimi i dytë:

1. Materiali i kontrollit ne menyre te domosdoshme duhet te

diskutohet ne Givkaten e Apelit ne prani te dv grupeve te kontrollit por çuditërisht ministri bashkë me grupet e inspektimit ka frikë të bëjë një gjë të tillë se dain shkaqet e vërteta politike per te zhvilluar këtë raprezalje të ndërmarrë ndaj gjykattës së Apelit në Tiranë e gjyqsorit në tërësi. Ky vveprim nuk synnon qe t'i sherbeje ne teresi mbarvaities se punes ne gjyqesor, por synon te hakmerret ndai gjqtareve qe per shkak te detyres u kane cenuar interesa te rendesishme ekonomike, klaneve te caktuara ne te gjitha krahet e politikes, te cilat iane te kriminalizuara.

2. Materiali i kontrollit nuk u eshte shperndare anetareve te K.L.D.

per te krijuar nje vizion te plote mbi punen e here dhe mangesite e te meta e konstatuara ne Gjykaten e Apelit, të drejtuesve të saj, dhe kolektivit të gjyqtareve.

3. Ministri ka proceduar 11 gjyqtar te Gjykates se Apelit ose 78 % te

tyre, atehere kv material t'u shperndahet te gjithë anëtareve të K.L.D. per ndeshkuar disiplinarisht ne qofte se ka shkelje.

4. Givqtaret e proceduar, ne qofte se do te tete te tille, te vine simbas problematikës së përbashkët për të individualizuar përgjegjësitë që lidhen me shkelje, e që nuk ka pse te copezohen dv nga dy per t'i ushtruar dhune dhe terror psikologjik.

5. Ne qofte se nuk veprohet ne këtë menyrë ky gjykkim eshte i paragjykuar e është një presion e terror që ushtrohet nga politika gjyqsorit në Tiranë.

6. Problemet nuk jane keto qe paraqet Ministri te mbuluara me

aureolen e ketii kontrolli, por ne mendien e tij ai ta marre vendimet, dhe ne tktë prag zgjedhor ai ushtron dhune dhe presion drejtperse drejti mbi gjyqësorin per të realizuar manipulimin e procesit zgjedhor mbasi konfliktet zgjedhore ne baze te nenit 162 te Kodit Zgjedhor zgjidhen përfundimisht në gjykatën e Apelit.

7. Ne një moment me te pershtatshem une do te publikoj lidhjet e

Ministrit me klane te caktuara dhe cilat jane qellimet e verteta te tij qe ndermerr veprime te tilla.

8. Une kerkoi qe ne këtë gjykim per ndeshkimin tim disiplinor te

marre piese media vizive dhe e shkruar per ta mesuar, per te here publike ndërmarrjen e ministrit e raprezaljet në gjykatën e pelit Tiranë.

9. Kerkoi monitorimin e ketii gjykimi nga organizmat nderkombetare të OSCE , Keshilli Europian, Ambasada Amerikane dhe gjithë Trupi Dipllomatik i akredituar ne Shqiperi.

10. Ministri per ta realizuar lobingun ne Keshillin e Larte te

Drejtësisë ka here plane per personat qe do te sjelle ne Givkaten e Apelit Tirane, si dhe per drejtuesit e kesaj Gjykate, drejtuesit e Gjykates së Shkalles se Pare Tirane, drejtuesit e Gjykates se Apelit Durres dhe Gjykates se Shkalles se Pare Durres.

11. Se fundi kjo transparence ne këtë gjykim do t'i heqe çdo

mundesi politikes qe te nderhyje ne punet e brendshme te gjyqesorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›