Vendimi, grabisnin çifte, dënohen 18 vite burg
22/04/2005 TIRANË - Elvis Haka, Florjan Tresa dhe Taulant Zenelaj, u deklaruan dje fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Dy të pandehurit Haka dhe Tresa u dënuan me nga 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa Taulant Zeneli u dënua me 3 vite burg për moskallëzim krimi. Në përfundim të dhënies së vendimit, i pandehuri Florjan Tresa përfitoi gjysmën e dënimit duke patur parasysh faktin se në momentin e kryerjes së veprës penale ai ishte i mitur. Ai do të vuaj në një nga burgjet e zakonshme dënimin prej 5 vitesh. Kanë gati një vitë që gjykohen për veprat e mësipërme penale. Nga shqyrtimi gjyqësore u provua se të pandehurit nuk e kanë kryer veprën penale të vjedhjes duke përdorur armën. Për këtë arsye kjo veprë penale u hodh poshtë. Sipas gjykatës të pandehurit në bashkëpunim kanë planifikuar dhe më pas kanë vënë në zbatimin qëllimin për të grabitur çiftet nga parku i madh i Tiranës. Sendet që u gjetën të pandehurëve pas ndalimit me vendim gjykate i kthehen të dëmtuarëve. Tre të pandehurëve u janë gjetur gjatë kontrollit disa celular, varse floriri, dhe një shumë parash. Grabitja e çifteve nga të pandehurit është kryer me maska. Por, disa nga të dëmtuarit kanë arritur para gjykatës të identifikojnë nëpërmjet veshjeve, të pandehurit. Vetë të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë kundërshtuar akuzat. Sipas prokurorit të çështjes të pandehurit studionin terrenin dhe gjenin momentin kur çiftet ndodheshin në makinë. Një çift ka deklaruar në gjykatë se një prej grabitësve e ka qëlluar, pasi ka menduar se ishte vënë në shënjestër nga të dëmtuarit.