Helmimi, nënë e bijë vdesin duke ngrënë mëngjes
E moshuara dhe vajza e saj janë gjetur nga fqinjët në banesë
Policia dyshon se vetëhelmimi mund të ketë qenë aksidental
Një e moshuar 70-vjeçare dhe vajza e saj 42-vjeçare u gjetën pa jetë në banesën e tyre në Tiranë, pasi kishin konsumuar një sasi helmi. Sipas burimeve nga policia, viktimat janë Xhile Sila dhe vajza e saj, Burbuqe Pepo. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në komunën e Shëngjergjit. Sipas burimeve, dyshohet se dy gratë kanë konsumuar bar miu rreth mëngjesit të ditës së djeshme. Ende nuk janë përcaktuar arsyet që çuan të moshuarën dhe vajzën e saj drejt këtij veprimi, por sipas policisë, ai mund të ketë qenë aksidental. Hetuesit shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet në lidhje me vdekjen e tyre. Ndërkohë që janë marrë në pyetje familjarët për të zbardhur rrethanat që çuan nënë e bijë në këtë veprim.
Ngjarja
Rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, komshinjtë i janë drejtuar banesës së familjes Sila, për të folur me ta. Përpjekjeve të vazhdueshme për të komunikuar, ata nuk i janë përgjigjur. Kjo ka bërë që fqinjët të futen brenda ambienteve të shtëpisë. Kur kanë hyrë në dhomën e ngrënies, ata janë shtangur. Kanë parë të shtrira në tokë pa ndjenja 70-vjeçaren Xhile Sila dhe vajzën e saj, Burbuqen. Të dyja kishin qenë duke ngrënë mëngjesin, ndërsa më pas ishin të shtrira pa jetë. Në tavolinë dukeshin shenjat që gratë sapo kishin mbaruar së ngrëni mëngjes. Menjëherë janë përpjekur t’u japin ndihmën e parë atyre, duke i dërguar në spital, por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi 70-vjeçarja dhe vajza e saj 42-vjeçare kishin humbur jetën.
Hetimi
Pas marrjes së informacionit për vdekjen e grave në Shëngjergj, në vendngjarje shkoi menjëherë policia dhe ekspertët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në policinë e Tiranës. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e ngjarjes. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se nënë e bijë janë vetëhelmuar, por ende nuk saktësohet nëse ky veprim ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Gratë kanë pirë bar miu, i cili u ka shkaktuar atyre vdekjen. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se veprimi mund të ketë qenë i pavullnetshëm, pasi viktimat mund të kenë ngatërruar helmin me ndonjë ilaç. Janë marrë në pyetje familjarët si edhe persona të tjerë në lidhje më këtë ngjarje. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e të moshuarës 70-vjeçare dhe vajzës së saj 42 vjeçe.