Kartat, "sanksione" për të papunët e invalidët
Ministria e Punës urdhëron mos pagimin e ndihmës ekonomike dhe të invalidit nëse përfituesit nuk paraqiten me kartë identiteti ose pasaportë. Ministria: "Urdhi, për të nxitur pajisjen me letërnjoftime të personave pa pasaportë" .
TIRANE- Qeveria nxjerr në qarkulli një tjetër “sanksion” për të detyruar shtetasit pa pasaportë të aplikojnë për kartë identiteti. Nëpërmjet një urdhri të fundit të nxjerrë nga ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta personat që marrin ndihmë ekonomike, pagesë papunësie, dhe invalidët nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar këtë ndihmë nëse nuk janë të pajisur me pasaportë ose letërnjoftim.
Sipas këtij urdhri kryefamiljari së bashku me anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, të cilët aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike gjatë muajit qershor 2009 dhe nuk posediojnë pasaportë, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë/komunën ku kanë vendbanimin.
Personat me aftësi të kufizuara që nuk posedojnë pasaportë, për të përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar gjatë muajit qershor 2009, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë/komunën ku kanë vendbanimin.
Personat që përfitojnë pagesë papunësie dhe që nuk posedojnë pasaportë, për ta përfituar pagesën duhet të depozitojnë pranë zyrave rajonale dhe vendore të punësimit fotokopjen e kartës së identitetit.
Urdhri është firmosur nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi “me qëllim nxitjen dhe përshpejtimin e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me Karta Identiteti, si dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës, Ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për pajisjen për herë të parë me letërnjoftime të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpëndarë në media.
Urdhi është shpërndarë në të gjitha strukturat në nivel qendror dhe rajonal të Shërbimit Social Shtetëror, Shërbimit Kombëtar të Punësimit si dhe çdo njësie vendore,dhe kërkohet zbatimi korrekt i tyre.
Më tej njoftimi informon se inspektorët rajonalë janë udhëzuar të raportojnë në mënyrë periodike pranë Kabinetit të Ministrit të Punës, mbi numrin e personave që kanë aplikuar për karta identiteti, të cilët janë përfitues nga mbështetja me të ardhura nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe pagesës së papunësisë.
(s.g/BalkanWeb)