Shqipëria ka shënuar progres të ndjeshëm
27/05/2009 Ministri Lulzim Basha flet për raportin paraprak të BE-së në funksion të liberalizmit të vizave
Kryediplomati kritik ndaj Edi Ramës: “Rreket më kot të mbulojë diellin me shoshë”
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka deklaruar se vendi ka bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara në plotësimin e kritereve, të cilat do të mundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët. Në një deklaratë për shtyp kryediplomati shqiptar ka theksuar se grupi i ekspertëve të Komisionit Europian pas mbi 100 takimeve faktmbledhëse të zhvilluara në terren, në versionin paraprak të raportit të përpiluar vë në dukje se Shqipëria ka shënuar progres të ndjeshëm në secilin nga katër blloqet e udhërrëfyesit, madje edhe në krahasim me konkluzionet e raportit paraprak të nëntorit të vitit të kaluar. Sipas ministrit Basha, në këtë raport flitet për progresin e shënuar nga vendi ynë në procesin tërësor të ngritjes së infrastrukturës dhe aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Së dyti, kryediplomati shqiptar thekson se në raportin paraprak të vlerësimit thuhet se Shqipëria ka shënuar progres në menaxhimin e kufirit, azilit dhe migracionit. Vlerësime pozitive jepen edhe në bllokun e tretë, që lidhet me rendin ligjor dhe sigurinë. Sipas tij, tashmë baza ligjore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vendosur plotësisht dhe implementohet çdo ditë, ndërkohë që është përmirësuar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe i agjencive të tjera në këto fusha. Sipas raportit paraprak të ekspertëve faktbledhës, Shqipëria ka shënuar gjithashtu progres të shpejtë dhe është në rrugën e duhur për çështjet e të drejtave themelore dhe marrëdhëniet me jashtë, që përbëjnë bllokun e katërt. “Ky është, pra, raporti i progresit të pamohueshëm dhe të pandalshëm të Shqipërisë drejt arritjes së objektivit madhor të qeverisë së Kryeministrit Berisha: shqiptarët të lëvizin pa viza në Europë brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë qeverisës”, - deklaroi ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Përmes kësaj deklarate Basha ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura nga opozita, sipas të cilave Bashkimi Europian i ka dhënë një shuplakë qeverisë shqiptare në lidhje me procesin e liberalizimi të vizave. Për Bashën kryetari i Partisë Socialiste përpiqet më kot të ngrejë hipoteza të pavërteta. “Rama tha se Shqipëria nuk do ta marrë ftesën për në NATO, por ne e morëm; tha se Shqipëria nuk do të anëtarësohet në NATO, por sot jemi anëtarë; u ngrit kundër aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE, dhe Shqipëria aplikoi. Zoti Rama sot rreket më kot të mbulojë diellin me shoshë”, - ka deklaruar ministri i Jashtëm Basha.
Liberalizimi i vizave
“Kryefjala e vlerësimit për secilin bllok është progres, thelbësor, i dukshëm dhe në rrugën e duhur. Raporti konstaton qartësisht atë që u kemi thënë shqiptareve dhe atë që u kanë thënë shqiptarëve ministrat e jashtëm të BE-së dhe miqtë e Shqipërisë: Shqipëria është në rrugë të mbarë në procesin e liberalizimit të vizave dhe brenda 12 muajve të parë të mandatit tonë të dytë qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë si europianë me pasaporta biometrike, të barabartë mes evropianëve. Shqipëria dallon nga të gjitha vendet e tjera të rajonit për shpejtësinë e progresit të arritur krahasuar me gjendjen e katër vjetve më parë.”
Rezoluta për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka vlerësuar maksimalisht miratoi me unanimitet të plotë të rezolutës në Organizatën e Konferencës Islamike, të iniciuar nga Shqipëria për Kosovën. Organizata prej 57 shtetesh njeh se zhvillimet e fundit në Kosovë, pra pikërisht pavarësia dhe ndërtimi i institucioneve të saj, kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, çka do të thotë se njeh pikërisht se pavarësia është zgjidhja e duhur për Kosovën dhe rajonin. Miratimi i kësaj rezolute dëshmon se është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën”, - ka deklaruar ministri Basha.