Ministria e Punës: Drejtoresha e shoqatës manipuloi situatën
Ministria e Punës ka reaguar pas gjendjes dramatike në të cilën u shfaqën fëmijët e ngujuar që strehohen në një qendër rezidenciale në Poliçan. Sipas këtij institucioni, shkak i një situate të tillë të manipuluar është bërë drejtuesja e shoqatës, Liliana Luani, e cila po pengon emërimin e drejtorit të ri në këtë qendër me pretendimin se duhet të jetë ajo drejtoresha e saj.
"Qendra Rezidenciale e Shërbimeve Sociale për Fëmijët e Ngujuar në Poliçan administrohet nga Shërbimi Social Shtetëror, ka statusin e një institucioni kombëtar dhe ka përgjegjësi për fëmijët që vuajnë pasojat e gjakmarrjes. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, fillimisht komandoi një drejtor dhe më 22 janar të 2009-ës emëroi drejtuesin e ri të kësaj qendre. Në këtë moment, drejtuesja e shoqatës, Liljana Luani, në mënyrë arbitrare pengon realizimin e detyrës nga drejtori i ri, duke tentuar manipulimin e fëmijëve me pretendimin që duhet të jetë vetë ajo drejtuese e kësaj qendre", shprehen përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Punës. Ata shtojnë se duke filluar nga muaji dhjetor, kur qendra i ka kaluar në administrim dhe drejtim Shërbimit Social Shtetëror ajo është mbështetur financiarisht për të gjitha nevojat me veshmbathje, ushqim etj. Për krijimin e kushteve normale për jetesën e fëmijëve. "Me qëllim zhbllokimin e situatës të krijuar në qendër prej Liliana Luanit dhe për krijimin e kushteve më të mira për trajtimin dhe mirërritjen e fëmijëve, Ministria e Punës dhe Shërbimi Social Shtetëror po marrin masa për fillimin menjëherë nga puna të drejtorit të ri për realizimin e detyrave për stabilizimin dhe funksionimin normal të qendrës", konfirmojnë përfaqësuesit e ministrisë. Ndërsa theksojnë se Luanit i është bërë me dije se nuk mund të jetë drejtuese e kësaj qendre, për sa kohë që ajo nuk banon në qytet dhe është e punësuar në Shkodër, por ajo dhe shoqata e saj mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Shërbimin Social Shtetëror për lidhjen me prindërit dhe realizimin e proceduarve ligjore për sistemimin e fëmijëve në këtë qendër.
Ky shërbim është ngritur gjatë vitit 2006 dhe deri në qershor 2007 është financuar nga projekti i BB-së, ku palë në administrim ishin bashkia dhe shoqata "Për edukim arsimor e social të fëmijëve të ngujuar e në nevojë", drejtuar nga Liljana Luani. Më pas, qendra është administruar vetëm nga shoqata, pasi mes tyre dhe bashkisë ka pasur divergjenca në lidhje me administrimin e fondeve buxhetore të ministrisë në fund të 2007-ës dhe fillim të 2008-ës. Për zgjidhjen e kësaj çështjeje palët janë në proces gjyqësor. Nisur nga kjo situatë u vendos, si zgjidhje më e mirë në dobi të fëmijëve, që qendra të administrohet nga SHSSH. Për këtë, gjatë muajit nëntor-dhjetor u realizuan të gjitha procedurat për kalimin e objektit në pronësi të SHSSH, si dhe implementimin e strukturës së re të miratuar nga Kryeministri. Gjatë muajit dhjetor për përballimin e nevojave për ushqim të fëmijëve janë akorduar nga buxheti i shtetit 200 mijë lekë të reja. Po ashtu, në fund të muajit dhjetor, fëmijët janë pajisur me veshmbathje dimërore të reja: këpucë, xhupa, pulovra, pantallona etj., falë bashkëpunimit të Shërbimit Social Shtetëror me shoqatën "Shpresë për Botën". Ndërsa në fillim të janarit nga buxheti i shtetit janë akorduar për qendrën 3.3 milionë lekë për përballimin e nevojave për ushqim dhe veshmbathje të 22 fëmijëve që trajtohen aktualisht në këtë qendër.