E Hënë, 2 Nëntor 2026

Helsinki kërkon reagimin e bashkiakëve

14/06/2005  Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në një deklaratë për shtypin, është shprehur se vonesat në paraqitjen e të dhënave prej njësive vendore, janë një shqetësim serioz për zhvillimin e votimeve. Komiteti i Helsinkit kërkon marrjen e masave të menjëhershme, në mënyrë që votimet të jenë konform rregullave të përcaktuara në kodin zgjedhor. Për Helsinkin është e rëndësishme që më 3 korrik shqiptarët të shprehin të drejtën e tyre për të zgjedhur parlamentarët tyre. Deklarata e Helsinkit ka ardhur menjëherë pas paralajmërimit që ka bërë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›