Maradona: Gabim të shesësh Dinjon
Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, beson se Barcelona do të bëjë gabimin më të madh në historinë e futbollit nëse largon Ronaldinjon. "Shitja e Ronaldinjos do të ishte gabimi më i madh në historinë e futbollit. Drejtuesit e klubit duhet ta falënderojnë atë për çfarë ka bërë për skuadrën gjatë viteve të fundit. Pa brazilianin, Barcelona do të ishte një skuadër krejtësisht ndryshe", deklaroi Maradona. Argjentinasi mendon se Ronaldinjo vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë.