Hemofilikët, "festë" pa ilaçe
Në pavijonin ku trajtohen sëmundjet e gjakut, mungojnë tre nga ilaçet që trajtohen pacientët. Një nga mungesat kryesore është edhe faktori hemofilik, një medikament që shërben për mpiksjen e gjakut për pacientët me këtë sëmundje. Kosto e një medikamenti të tillë është tepër e shtrenjtë dhe përballohet nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, një pjesë e pacientëve, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë medikamentin, janë larguar jashtë vendit. Një ilaç i tillë mundëson që i sëmuri të bëjë jetë normale dhe të mos konsiderohet si një invalid.
Ndërsa, pjesa e të sëmurëve, që nuk arrijë ta sigurojnë këtë ilaç, kanë probleme me artikulacionet, duke u kthyer deri në invalid për veten dhe shoqërinë. Të tilla medikamente, për sëmundjet e gjakut apo edhe për sëmundjet tumorale, janë të shtrenjta dhe blerjet e tyre bëhen vetëm nëpërmjet procesit të tenderimit. Sipas QSUT-së, të tilla blerje do të bëhen shumë shpejt, ndërsa një strategji do të bëhet publike në fund të muajit, vetëm për të sëmurët me hemofili.
Shoqata e hemofilikëve ka kërkuar nga strukturat drejtuese rimbursim të këtij medikamenti, në mënyrë që ta lehtësojë sa më shumë jetesën e pacientëve hemofilikë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk është rënë dakord që në listën e barnave me rimbursim të futet edhe ilaçi bazë për trajtimin e hemofilikëve. Sipas shoqatës, një pjesë e këtyre pacientëve janë të infektuar me verdhëz, përkatësisht Hepatit B dhe C, si pasojë e transfuzioneve të gjakut. Në rast se medikamenti bazë do të rimbursohej dhe do të gjendej në çdo kohë, atëherë rreziku që këta pacientë të infektoheshin edhe nga verdhëza do të minimizoheshin në maksimum. Deri tani, në Shqipëri numërohen rreth 300 hemofilikë. Pjesa më e madhe vazhdojnë të trajtohen në vendlindje. Disa prej pacientëve janë larguar jashtë vendit, duke e pasur kështu më të lehtë bashkëjetesën me sëmundjet dhe duke vazhduar normalisht aktivitetet e jetesës. Hemofilia është një sëmundje gjaku e trashëgueshme nga prindërit gjenetikë. Ajo është e pashërueshme dhe trashëgohet kryesisht nga meshkujt. Në trupin e tyre mungon faktori 8 dhe 9, i cili shërben për mpiksjen e gjakut. Hemofilia shkaktohet po nga mutacioni i gjenit recesiv, pra është çrregullim i koagulimit të gjakut. 17 prilli është dita botërore e hemofilisë. Dje, pacientë, të afërm të hemofilikëve dhe mjekë sociologë, janë bashkuar në një takim, nën moton "Më llogarisni edhe mua". Shoqata e hemofilikëve ka përfituar nga rasti për t‘i paraqitur të gjitha problematikat e pacientëve Zonjës së Parë apo përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë. "Për vitin 2008, Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur dhe ka gati një draft, i cili do të publikohet në fund të këtij muaji, për mbështetje më të madhe për të sëmurët e kësaj kategorie, si dhe ka parashikuar rritje prej 25 për qind të buxhetit për trajtimin e të sëmurëve me hemofili", tha zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas pacientëve, që prej vitit 1979, kjo kategori të sëmurësh e ndien mungesën e faktorit 8 dhe 9, faktor ky, i cili është i domosdoshëm në trupin e njeriut. Në të gjithë botën janë rreth 400 mijë hemofilikë, ndërsa në Shqipëri të diagnostikuar dhe publikuar janë mbi 300 të sëmurë.