Presidenti dekreton ligjin për dhënien me qira të tokave bujqësore djerrë
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i vendit ka dekretuar sot ligjin "Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara". Vendimi, që hyn në fuqi menjëherë, zyrtarizon të drejtën e shtetit për tu marrë pronarëve tokat që ata nuk i punojnë dhe ti japë ato me qira. Vendimi në fjalë, u kundërshtua ashpër nga pronarët e tokave, madje edhe nga Shoqata "Pronësi me drejtësi" e cila deklaroi se pas këtij ligji fshihen interesat e investitorëve të huaj. Ndërkohë që qeveria, e cilëson si një ligj që do të rrisë produktivitetin, pasi shifrat zyrtare tregojnë se në Shqipëri rreth 50 mijë hektarë tokë bujqësore, në 700 mijë hektarë që ka gjithsej Shqipëria të regjistruar në kadastër, janë djerrë. Sipas këtij ligji, shteti gëzon të drejtën që tokën e papunuar tia marrë pronarit dhe t ia japë me qira, fillimisht me një kontratë pesëvjeçare të rinovueshme, një personi tjetër që ta punojë. Në kohën e miratimit në komisionin parlamentar për bujqësinë, Jemin Gjana deklaroi se qëllimi i tij është futja në qarkullimin ekonomik të rreth 10% të tokave që figurojnë në kadastër si toka bujqësore dhe që janë të ndarë në pronësi private, dhe për ti mbjellë ato me kultura të ndryshme bujqësore. Procesi i dhënies me qira të tokave djerrë do të fillojë me evidentimin e tyre nga bashkitë dhe komunat dhe më pas tokat e papunuara do të nxirren në ankand dhe do të jepen me qira.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010