Rusia njeh zyrtarisht separatistët
Rusia njohu zyrtarisht dy republikat separatiste të Gjeorgjisë, duke provokuar një reagim të ashpër të vendeve Perëndimore.
Pas miratimit të dy kërkesave të pavarësisë në Këshillin Federativ dhe Dumën ruse, të paraqitura nga Osetia Jugore dhe Abkhazia, presidenti Medvedev i vuri vulën njohjes së dy rajoneve, duke u bërë vendi i parë në botë, që bie dakord me shkëputjen e dy republikave nga Gjeorgjia. “Nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por është mundësia e vetme për të shpëtuar jetë njerëzish”, tha Medvedev. “Moska është treguar një ndërmjetëse paqeje sipas rregullave politike, duke u nisur nga respektimi i integritetit territorial të Gjeorgjisë, e cila zgjodhi të ndiqte një rrugë tjetër që na solli deri këtu”, shtoi Medvedev. Fjalimi i tij u mbajt pas përfundimit të takimit të Këshillit rus të Sigurisë në Soçi, nën praninë e Kryeministrit, Vladimir Putin. Medvedev i ka kërkuar edhe vendeve të tjera të Kombeve të Bashkuara të ndjekin zgjedhjen e tij, duke njohur dy “shtetet” e reja. Kremlini e injoroi edhe kërkesën e Presidentit Xhorxh Bush, i cili vetëm pak çaste para se të përfundonte takimi i Këshillit rus të Sigurisë, i bëri thirrje Moskës të mos i njohë të dy republikat separatiste dhe të respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë. Dimitri Medvedev shkoi më tej. Ai urdhëroi ministrin e Jashtëm rus të nisë tratativat për vendosjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, madje kërkoi edhe bashkëpunimin miqësor të dy republikave me njëra-tjetrën me anë të një traktati miqësie. Deri sa traktatet të përgatiten, në Osetinë Jugore dhe Abkhazi paqja do të ruhet nga ministri rus i Mbrojtjes, me urdhër të Kremlinit.
Reagimi i Perëndimit
Analistët vlerësojnë se njohja e dy republikave nga ana e Rusisë do të ashpërsojë më tej tensionet ndërmjet Moskës dhe vendeve Perëndimore. Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush tha se Rusia mori një vendim të papërgjegjshëm me njohjen e pavarësisë së republikave separatiste, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se vendi i tij dënonte me vendosmëri vendimin e Rusisë për njohjen e dy rajoneve rebele të Gjeorgjisë si shtete të pavarura. Vendimin e parlamentit rus e kundërshtoi edhe zëdhënësi qeveritar në Berlin, Thomas Steg. “Ky nuk është një vendim i obligueshëm, por vetëm një deklaratë. Vendimi i parlamentit rus është në kundërshtim me parimin e respektimit të integritetit territorial dhe në asnjë mënyrë nuk i kontribuon qetësimit të situatës”, theksoi Steg. Ministria e Jashtme britanike e quan vendimin e Rusisë një shkelje të zotimeve të Moskës në rezoluta të ndryshme të Këshillit të Sigurimit dhe një hap që nuk ndikon në paqen e Kaukazit. Edhe NATO e dënoi vendimin e Rusisë, Jap De Hop Shefer tha, se kjo është një shkelje e integritetit territorial të Gjeorgjisë.
Deklarata e Gjeorgjisë
“Duke njohur pavarësinë e krahinave separatiste të Abkhazisë dhe të Osetisë së Jugut, Rusia kërkon të ndryshojë me forcë kufijtë e Evropës, por Gjeorgjia do të luftojë me mjete paqësore për rivendosjen e integritetit të saj territorial”, deklaroi Presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili. “Rusia bëri një gabim të madh strategjik dhe dëmtoi rëndë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shtoi ai.
Separatistët festojnë
Në Abkhazi dhe Osetin Jugore, banorët kanë festuar njohjen e pavarësisë nga Kremlini. Ata kanë qëlluar në ajër dhe hapën shishe me shampanjë, pasi Rusia njohu Abkhazinë si rajon të pavarur. Në Sukhumi, kryeqyteti i Abkhazisë, në brigjet e Detit të Zi, punonjësit e zyrave vërshuan nëpër rrugë. Në Tskhinvali, kryeqyteti i Osetisë së Jugut, rreth 500 persona u mblodhën në qendër të qytetit duke qëlluar me kallashnikovë dhe armë të vjetra dhe duke valëvitur flamuj të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Akuza kundër SHBA
Shtetet e Bashkuara dërguan dje një ekip të nivelit të lartë në Gjeorgji për të “vlerësuar nevojat ekonomike dhe të rindërtimit” të vendit pas konfliktit të saj me Rusinë”. Shtetet e Bashkuara u dhanë gjeorgjianëve ndihma të menjëhershme humanitare, me misione nga ajri dhe deti. Presidenti Medvedev akuzoi SHBA-në, se po dërgon armë në Gjeorgji përmes luftanijeve që ankorohen në portin gjeorgjian Poti në Detin e Zi. “Patjetër që ato që amerikanët i quajnë ndihma humanitare, janë ngarkesa me armë”, tha Medvedev. Rusisë nuk i pëlqejnë aspak lëvizjet e SHBA-së. “Niveli i lartë i aktivitetit të flotës së NATO-s është bezdisës”, deklaroi gjenerali Anatoly Nogovitsy-n, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse. “Rritja e pranisë së forcave të NATO-s në Detin e Zi është shqetësuese për ne”, tha ai në një konferencë shtypi.
Rusia shkëput çdo lidhje me NATO-n
Rusia ka pezulluar dje zyrtarisht bashkëpunimin me NATO-n. Autoritetet në Kremlin kanë anuluar edhe vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jap de Hop Shefer në Rusi. Ambasadori rus në NATO, Dimitri Rogozin, tha dje se nuk do të ketë më manovra të përbashkëta ushtarake dhe shtoi, se Moska e sheh të volitshme që t’i ndërpresë të gjitha bashkëpunimet paqeruajtëse me NATO-n për një periudhë të paktën gjashtëmujore. “Vizita e shefit të NATO-s, Jap de Hop Shefer e planifikuar për muajin tetor, do të shtyhet për më vonë, pasi Rusia ka vendime të tjera për marrëdhëniet e saj me NATO-n”, tha Rogozin. Por ambasadori rus në NATO, shtoi se për momentin, Rusia do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleancën në Afganistan. Hapi pasoi reagimet e fuqishme të Perëndimit për inkursionin ushtarak të Rusisë në Gjeorgji në fillim të këtij muaji.