Henri: “Nuk largohem nga Barça”

Pas zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit, Henri deklaroi se do të qëndrojë te Barcelona. "Nuk dua të shkoj". Kjo është deklarata e sulmuesit të kombëtares franceze për gazetën "Le Parisien". "Më kanë mbetur edhe tre vite kontratë dhe do të vazhdoj këtu edhe vitin e ardhshëm". Henri nuk bëri një sezon të mirë me Barcelonën, duke zhgënjyer në "Kamp Nou".