E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humb miqësoren me malazezët

Është zhvilluar ditën e djeshme në Podgoricë ndeshja miqësore e volejbollit për meshkuj mes ekipit tonë kombëtar dhe atij malazez. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 3-0. Takimi i djeshëm i ka paraprirë eleminatoreve të kampionatit evropian ku skuadra e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri dhe zëvendësi i tij Ilia Koja do të luajnë përballë Azerbajxhanit. Përfaqësuesja shqiptare do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 8 prill ën qytetin e Durrësit në pallatin e sportit "Ramazan Njala". Për këto eleminatore Tomorri u besoi: Klodian Kasës, Adriatik Kajtazit, Aurel Kajës, Altin Gorenxës, Blreim Memisë, Gazmend Husajtm Andi Lundrës, Emiliano Ndonit, Elton Tukseferit, Klodian Ferhatit, Jonel Lenjës, Milvan Pecit, Denis Litit, Gjergji Bardhit dge Dritan Cukos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›