E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët e kadetëve në ring me të rinjtë

Pallati i sportit të qytetit të Shkodrës "Qazim Dervishi" do të presë nga dita e sotme dhe deri më datën 9 maj kampionatin kombëtar të "Juniorve". Drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit njoftojnë se përvec boksierëve të grupmoshës 17-19 vjec, në ring do të zbresin edhe më të mirët e kampionatit të kadetëve të zhvilluar së fundmi në Elbasan. Nga 60 konkurentë 10 prej tyre parashikohen të jenë nga kadetët. Në kampionatin kombëtar të "dorezave" për të rinj do të marrin pjesë Vllaznia, Flamurtari, Teuta, Apolonia, Lushnja, Patosi, Kukësi dhe Tirana. Ekipi shkodran është kampion në fuqi për këtë grupmoshë. Këtë trofe boksierët kuqeblu e ngritën vitin e kaluar në kryeqytet. Ndërkohë nga tre kampionate të zhvilluar deri tani nga Federata Shqiptare e Boksit, Vllaznia ka arritur të triumfojë në dy prej tyre, fillimisht me pionerët dhe së fundmi me kadetët. "Memorial Shkodra 2008" ka qenë i vetmi trofe që nuk kanë mundur ta fitojnë shkodranët edhe pse u zhvillua në shtëpinë e këtyre të fundit. Kampionati kombëtar i të rinjve është aktiviteti i tretë që zhvillohet "Qazim Dervishi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›