E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulejmani, “djaloshi-çudi” gati te Ajaksi

Edhe pse kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë, Miralem Sulejmani do të qëndrojë në Holandë, por jo te skuadra e tij aktuale, Herenven, por te Ajaksi i Amsterdamit. Pjesa më e madhe e medias holandeze pohoi se mesfushori sulmues 19-vjecar është duke paketuar valixhet e tij për të udhëtuar drejt Amsterdamit, ku transferimi i tij te skuadra që do të drejtohet sezonin e ardhshëm nga Marko van Basteni është vetëm një cështje kohe. Pasi kompletoi një transfertë prej 7 milionë eurosh të sulmuesit nga Argjentina, Dario Cvitanic, vëmendja është kthyer plotësisht nga Sulejmani. Marko van Basteni e ka parë atë në aksion kundër Ajaksit në ndeshjet e play-ofit të kampionatit holandez. Reporterët holandezë besojnë se Van Basteni shikon te Sulejmani pasuesin ideal të Edgard Davids, i cli mund ta lërë Ajaksin në fund të këtij sezoni. Sulejmani mund të luajë edhe në mesfushë, kjo është edhe një cilësi më shumë. Agjenti i lojtarit po punon në këtë drejtim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›