E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry shtyn ofertën për Podolskin

Arsenali do të bëjë ofertë prej 8 milionë funtesh për sulmuesin e Kolnit, Lukas Podolski, jo tani por gjatë verës.

Sipas medieve angleze, arsyeja për këtë është transferimi në formë huazimi për dy muaj i ikonës së klubit Thierry Henry i cili erdhi nga New York Red Bulls.

Megjithatë, gjiganti londinez do të vazhdojë të përcjell reprezentuesin gjerman i cili ka realizuar 14 gola në 16 ndeshje të këtij sezoni në Bundesligë dhe pritet të jetë anëtar i rëndësishëm i Gjermanisë në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›