KLSH: Kështu na vjedhin të huajt
Investimet e huaja mahnitin Kontrollin e Shtetit. Raporti i fundit i KLSH, gjen shkelje pafund në menaxhimin e fondeve të donatorëve, duke bërë përgjegjës, përveç strukturave shqiptare edhe investitorët e huaj.
Në disa pjesë të raportit, KLSH thekson se janë pikërisht konsulentët e huaj, ata që abuzojnë me fondet. Rasti më i çuditshëm është investimi për ujësjellësin e Peshkopisë. Projekti i financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, është shpërdoruar në mënyrën më të keqe të mundshme. Objekt i investimit ka qenë përmirësimi sanitar dhe zgjerimi i kapacitete të furnizimit me ujë. Por çuditërisht, uji i cili do të përmirësonte cilësinë dhe pastërtinë, ka rezultuar i ndotur dhe jashtë standardeve për t'u konsumuar.
Projekti i çuditshëm
Banka Islamike ka financuar 6.586 milionë USD me qëllim përmirësimin e sistemit sanitar të furnizimit me ujë në qytetet Fushë-Krujë dhe Peshkopi, nëpërmjet përmirësimit dhe zgjerimit të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve dhe gjetjes së burimeve të reja. Sipas KLSH, "nga kontrolli ka rezultuar se, ky objektiv kryesor për pjesën që i takon qytetit të Peshkopisë nuk është realizuar, për pasojë banorët e këtij qyteti nuk kanë përfituar furnizimin normal me ujë me cilësi sipas parametrave, çka ka sjellë dështimin e skemës së investimit të furnizimit me ujë nga puset për këtë zonë, në vlerën 793.9 mijë dollarë". Çdo e keqe e ka një të mirë. Dhe në këtë rast banorët e Peshkopisë, edhe pse nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre, kanë shpëtuar nga një e keqe më e madhe. Në mënyrë paradoksale, mungesa e investimit, mund të thuhet se i ka shpëtuar ata nga sëmundjet. "Pasqyrojmë se që në fazën studimore, sipas raportit hidrologjik dhe analizave të bëra disa mostrave të ujit të lumit Drin, uji për përdorim për qytetin Peshkopi dhe disa fshatra rreth tij, ka rezultuar jashtë standardeve, duke mos garantuar këtë investim me vlera të konsiderueshme". E thënë më shqip, paratë e investuara për këtë objekt, janë të shkuara dëm, por fatmirësisht paaftësia për investim e ka bërë projektin inekzistent. Sidoqoftë, KLSH ka zbuluar mangësi dhe shkelje të ligjeve, të cilat sipas saj, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 341.4 mijë dollarë. Të parët e renditur në listën e shkelësve sipas KLSH, janë veprimtaritë e konsulentit të huaj, në të cilat është vërejtur performancë e keqe. Si rezultat i dobët i punës së supervizorit, kontraktori ka përfituar pagesën, edhe pse puset e shpimit nuk janë ndërtuar në koordinatat e caktuara". I dyti në listën e abuzuesve është vetë kontraktori. Sipas raportit, 3 puset që duhet të shpoheshin për nxjerrjen e ujit, janë lëvizur pa vënë në dijeni dhe pa marrë aprovimin e konsulentit dhe Njësisë së Zbatimit të Projektit, pa bërë studimin e terrenit dhe ç'është me e keqja, pa studim për cilësinë e ujit. "Për pasojë, vlera e shpenzuar për ndërtimin e këtyre puseve në shumën 186.7 mijë dollarë, përbën dëm ekonomik". E treta në listë është dëmi nga menaxhimi financiar i projektit. Janë paguar konsulentët vendas dhe të huaj në kundërshtim me ligjin, në shumën 152.2 mijë euro.
Shpërblimet e frikshme
Abuzimi më i frikshëm, jo për nga sasia e parave, por nga mënyra e thjeshtë për t'i përfituar ato, është në projektin e Menaxhimit të Burimeve Ujore, të financuar nga Banka Botërore, Fondi Kuvajtian, OPEC dhe Qeveria Italiane. Menaxhimi 32.2 milionë dollarë e financuar nga katër institucionet e mësipërme, është shpërdoruar në 14.7 milionë lekë. Por abuzimi më i madh është bërë me shpërblimet. Sipas KLSH, për shpërblime të Komitetit Drejtues të Projektit, për veprimtari të tjera dytësore shtetërore, janë shpenzuar 3.181 milionë lekë. Sipas KLSH, kjo shumë përbën dëm financiar. Por menaxherët e projektit kanë paguar edhe sigurimet dhe tatimet, pjesën që i takon të punësuarit, në shumën 1.5 milionë lekë. "Janë bërë pagesa nga PMU, për punime të pakryera në shumën 735 mijë lekë". KLSH ka dërguar në Prokurori, drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Tokës dhe Ujerave në Ministrinë e Bujqësisë.
Rrugët
Te rrugët paratë i kanë marrë direkt të huajt. Sipas KLSH, në projektin "Mirëmbajtja e rrugëve" të menaxhuar nga Drejtoria e Rrugëve, është marrë një kredi prej 30 milionë USD nga IDA. Edhe pse projekti ka përfunduar dhe mund të quhet i suksesshëm, KLSH ka arritur të zbulojë një dëm prej 25.1 milionë lekësh. Sipas raportit 17.7 milionë lekë, janë dëm i shkaktuar nga punimet jocilësore; 2.5 milionë lekë, pagesa për punë të pakryer; pagesa të përfituara nga kontraktori, nga mosreduktimi i vlerës së preventivit (si rezultat i shkurtimit të kohës së disa kontratave) në vlerën 2.8 milionë lekë; abuzim me fondet rezervë në vlerën 1.6 milionë lekë dhe 288 mijë lekë në disa zëra të tjerë. Por në këtë rast, KLSH ka bërë me faj direkt kompaninë konsulente të huaj, e cila sipas raportit, duhet të klasifikohet nga IDA, si e papranueshme. "Ndërkohë, po përgatitet kallëzim penal ndaj kompanisë konsulente të huaj dhe ndaj ish-drejtorit të njësisë së zbatimit të Projektit".
Dëmet e masat
Ujësjellësi i Peshkopisë
Dëmi: 793996 USD
Masat: Kompania Konsulente e huaj të përjashtohet nga kontratat e tjera
Dy ish-drejtuesit e zbatimit të projektit shkojnë për ndjekje penale
Menaxhimi i Burimeve Ujore
Dëmi: 14.7 milionë euro
Masat: Drejtori i projektit të pushohet nga puna
Drejtori i departamentit të menaxhimit shkon për ndjekje penale
Mirëmbajtja e rrugëve
Dëmi: 25.1 milionë lekë
Masat: Kompania e huaj konsulente, të shpallet e papranueshme
Ndjekje penale për kompaninë e huaj konsulente dhe ish-drejtorin e menaxhimit të projektit
Abuzimet në zonat e Kavajës
Edhe firmat e huaja gabojnë. Një gjë e tillë është konstatuar nga ekspertët e KLSH në kontrollin që i kanë kryer projektit "Furnizimi me ujë i zonave rurale Kavajë, 'Manskuria'". Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e mungesës së specifikimeve teknike për zërin e punimeve nga ana e konsulentit të huaj është rënduar kostoja e projektit duke tejkaluar financimin e kredisë nga donatori në vlerën e 260.040 euro. Nga rritja e çmimeve të zërave të punimeve nga ato të preventuara është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 15.173 euro. Ndërsa nga punimet civile të pakryera, por të paguara vlera e dëmit ekonomik të shkaktuar llogaritet në 13.116 euro. "Në mungesë të akteve ligjore për ndëshkimin e shoqërive të huaja që ushtrojnë veprimtari në ndërtime dhe projektime në vendin tonë, ne si KLSH i kemi rekomanduar ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Kavajës që të njoftojë me shkrim donatorin për performancën e dobët të kompanisë dhe konsulentit të huaj të cilët janë kualifikuar dhe kanë implementuar këtë projekt", thuhet në raportin e KLSH.