Heqja e emrit të Enverit dënohej me 6 vjet burg
26/04/2005 Si ishte gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet ’90? Cilët u bënë miqtë potencialë të Shqipërisë që u botuan në gazetën e RD-së? Keqësimi i furnizimit me ushqime ngjalli në vend një pakënaqësi të heshtur. Cili ishte qëllimi i lëvizjes studentore të vitit 1991? Cili ishte ligji për monumentet ku përfshihej dhe emri i E.Hoxhës? Cili ishte qëndrimi i popullit shqiptar ndaj Enverit dhe heqjes së simboleve të tij nëpër të gjithë vendin? Reagimi politik i Ramiz Alisë pas gjendjes së ndërlikuar të viteve ’90.
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
Njëri prej dy nismëtarëve të themelimit” të PD-së, Gramoz Pashkoja, pasi u kthye nga SHBA-ja, deklaroi se qarqet politike e afariste amerikane qenë të gatshme të mbeshtesnin partinë materialisht me anë të ndihmave humanitare e ta futnin në rrethin e kreditorëve ndërkombëtarë si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtimin e Zhvillim, nëse ajo fitonte në zgjedhje. Në organin e PD-së, “Rilindja Demokratike” u botuan artikuj, që bënin të njohur partnerët dhe miqtë potencialë. Në rubrikën “Aleatët tanë historikë” flitej për Italinë, për të cilën më parë ishte folur vetëm si shtet pushtues. Ndërsa në rubrikën “Fqinjët tanë natyralë” flitej për Gjermaninë.
Ndërkohë, gjendja ekonmike e vendit qe keqësuar, pavarësisht nga deklaratat shpresëdhënëse të nëntorit të vitit 1990 të Kryetarit të Këshillit të ministrave, Adil Çarçani, se pikërisht në tremujorin e parë të vitit 1991, rënia e nivelit të jetësës do të ndalej. Por, siç dëshmon statistikës zyrtare, prodhimi i mishit, qumështit dhe vezëve, kishte rënë. U zhdukën nga tregu patatet, fasulet, lakrat. Në janar të vitit 1991 prodhimi i mallrave inustriale ishte 65-70%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 1990. Keqësimi i furnizimit me ushqime ngjalli në vend një pakënaqësi të heshtur.
Herë pas here ajo formëzohej në grabitjet spontane të depove ushqimore të shtetit nga njerëzit e uritur. Me rëndësi shumë të madhe për futjen e lëvizjes së protestave në binarë ligjorë, pati greva e minatorëve të minierës së qymyrgurit në Valias, që filloi më 14 shkurt. Ajo ishte greva e parë në historinë e republikës socialiste, pas botimit më 25 janar të vitit 1991 të vendimit të qeverisë, i cili shpallte të drejtën e punonjësve për të bërë greva e që nxiti krijimin e sindikatave të pavarura.
Kriza e re kombëtare ndodhi në shkurt të vitit 1991. Ajo filloi me grevën e urisë të 720 studentëve e pedagogëve të Universitetit të Tiranës, Institutit të Lartë të Arteve dhe Institut të Lartë Bujqësor. Fillimisht u ngritën kërkesa për përmirësimin e kushteve të jetesës në qytetin e studentëve, por, më pas, ato morën ngjyrim politik: tëhiqeshin nga programi studimi i marksizëm-leninizmit, i materializmit dialektik e historik dhe i veprave të E. Hoxhës, të hiqej emri i tij nga universiteti.
Nëse qeveria nuk do t’i plotësonte këto kërkesa, si mbetej gjë tjetër veç të dilte në pension. Ky veprim kishte më tepër karakter demonstrativ, sepse më 25 janar Këshilli i Ministrave, krahas shpalljes së të drejtës për greva, kishte lëshuar urdhërin për mbrojtjen nga shteti të monumenteve të historisë kombëtare ku përfshiheshin ndërtesa, që lidheshin me emrat e Skënderbeut, vëllezërve Frashëri dhe.. E. Hoxhës. Dëmtimi i këtyre monumenteve dënohej me burgim nga 3 deri në 6 vjet.
Zyrtarisht ndërrimi për udhëheqësin e hyjnizuar është ruajtur, sepse të gjitha përpjekjet për të rishikuar rolin dhe vendin e E. Hoxhës në historinë e Shqipërisë janë hedhur poshtë me vendosmëri nga pushtetarët. Monumenteve të tij të shumtë, të ngritur që në të gjallë iu shtuan të tjerë më domethënës, si Enveri prej mermeri të bardhë, që rri ulur në një poltronë të stilizuar në majë të kodrës në Gjirokastër, Enveri i madh dhjetëmetrosh duke ecur nëpër sheshin Skëndërbej dhe muzeu i tij në Tiranë, që populli e quan piramida, në ndërtimin e të cilit morën pjesë dhe vajza e diktatorit, që mban emrin poetik, Pranvera.
Ndërkohë, qëndrimi i popullit ndaj Enverit ishte mjaft indiferent dhe muzeu madhështor mbeti bosh. Por pjesa politikisht aktive e shoqërisë u përça. Shtypi partiak demaskoi studentët dhe botoi letrat e panumërta të punonjësve në mbrojtje të kujtimit të “themeluesit të partisë e të shtetit”. Në jug të vendit u krijua Bashkimi i vullnetarëve të Enverit.
Ramiz Alia ndodhej në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, jo vetëm pse quhej trashëgimtar i Enverit në postin e Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së, por edhe si bashkëautor i teorisë dhe modelit aktiv të socializmit “të vërtetë”. Në vitin 1960, pasi u bë sekretar i KQ të PPSH-së, ai motivoi me zell të madh vijën e dyshes Hoxha-Shehu, ndërsa pas eliminimit të këtij të fundit u shndërrua në “alter-ego të udhëheqësit të plakur mendërisht e fizikisht. Megjithatë, R. Alia qe i pari në Byronë Politike enveriane, që kuptoi, se nuk qe e mundur të jetohej si më parë dhe sakrifikoi atë që prej kohësh ishte kthyer në anakronizëm. Në një atë të errët dhjetori të vitit 1990 u çmontua përmendorja e Stalinit në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dora e zgjatur përpara e Iliçit, që i qëndronte përballë, dukej si e drejtuar në hiç. Shpejt, gjithashtu fshehtas, u zhduk dhe ky monument. Me vendim të qeverisë, u hoq simbolika që lidhej me emrin e Stalinit dhe qytetit që mbante emrin e tij (Qyteti Stalin), iu rikthye emri i mëparshëm Kuçovë.
Populli i priti këto veprime me qetësi, madje me miratim, duke u pajtua rme argumentimin zyrtar se nuk qe e arsyeshme mbajtja e përmendores së një figure të huaj, me të cilën ishte ndarë dhe atdheu i vet. Por, për rrëzimin e “kultit” të udhëheqësit të vet, ithtarit besnik të Stalinit, mirëkuptimi i shoqërisë nuk qe pjekur akoma.
R. Alia, nuk rrezikoi të merrte mbi vete përgjegjësinë për vendimin dhe në shkurt të vitit 1991 thirri Plenumin e KQ të PPSH-së, i cili pasi shqyrtoi kërkesat e studentëve, i hodhi poshtë.
Ditën tjetër, si rezultat i demonstrimit spontan, (apo të dirigjuar mirë nën maskën e spontanitetit) të banorëve të Tiranës, statuja e madhe e E. Hoxhës në sheshin qëndror të kryeqytetit, u rrëzua me ndihmën e një kavoje çeliku të sjellë nga uzina, që mbante emrin e tij. Në mbrëmjen e po asaj dite nëpërmjet televizionit R. Alia iu drejtua popullit me një thirrje. Ai dënoi ashpër aktet e vandalizmit të kryera nga ekstremistët jo vetëm në Tiranë, por dhenë qytete të tjera dhe u kërkoi bashkëqytetarëve të ishin më të qetë e më të përmbajtur.