Heqja e licencës, ERE-ja vë 4 kushte që CEZ-i të qëndrojë në Shqipëri
Tiranë- Në kulmin e konfliktit mes qeverisë dhe CEZ-ti, pas ndërprerjes së furnizmit me energji të ujësjellësave, ERE vendosi të nisë procedurat për heqjen e licencës për kompaninë çeke.
Drejtori juridik i ERE-s lexoi një relacion të gjatë, duke renditur shumë shkelje që sipas tij CEZ kishte i bërë kontratës së firmosur me qeverinë shqiptare, duke parëfshirë mos importimin e energjisë elektike, mos uljen e sasisë së humbjes së energjinë në rrejte, ndërprerjen kolektive të energjisë për shkak të debitorëve etj.
Këshilli i komisionerëve votoi 4 me 1 në favor të nisjes së procedurës për heqjen e licencës.
Hapja e procedurës së heqjes së licencës nënkupton vendosjen e disa kushteve të cilat duhet të përmbushen brenda një afati të caktuar, i cili është vendosur të jetë një muaj.
Konkretisht CEZ brenda një muaji duhet:
1- Të rifillojë importin e energjisë elektrike
2- Të dorëzojë bilancin financiar të audituar për vitin 2011.
3- Të ndalojë ndërprerjen kolektive të energjisë elektrike.
4- Të Normalizojë bilancet financiare.
ERE-ja ka nisur këtë procedurë edhe për faktin se CEZ Albania i ka kërkuar ndihmë kompanisë mëmë CEZ, në Çeki, për ta ndihmuar me likuiditet, para, pasi nuk ka më mundësi të ushtrojë funksionin në Shqipëri. Kjo është edhe faza finale e betejës mes qeverisë dhe CEZ, e cila tashmë duket se nuk ka kthim pas për të qëndruar në Shqipëri.
Sipas ERE-s, CEZ-i jo vetëm që nuk i uli humbjet, por i shtoi ato ndërsa rriti në mënyrë fiktive edhe faturimet e energjisë ndaj konsumatorëve. Gjatë kësaj vjeshte, në shumë qytete CEZ-i nisi një operacion ndërprerjesh të energjisë në disa krahina të vendit, ku pjesa dërrmuse e konsumatorëve ishin debitorë. Por kjo ndërprerje shkaktoi një reaksion zinxhir protestash, të mbështetura edhe nga opozita. Përballë këtij presioni në rritje, qeveria acaroi marrëdhëniet, duke vendosur një tjetër gjobë ndaj CEZ për mospërmbushje të kontratës. E gjendur në këto kushte, CEZ-i nxorri armën e fundit, atë të kërcënimit me bllokimin e ujit për shkak të debisë së madhe të ujësjellësave.
Por duket se situata nuk linte shumë për të diskutuar në kushtet e një frike për revoklta. ERE-ja brenda ditës, ndërhyri duke hapur procedurat e heqjes së licencës. Pas një muaji bordi do të mblidhet sërish dhe nëse kompania nuk i ka plotësuar këto kushte do të detyrohet të largohet.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: