Raporti alarmues i OBSH: Betonizimi i Tiranës e shkurton me 2 vjet jetën e kryeqytetasve
çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vijnë vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit, në sheshin Skënderbej. Nuk kemi të bëjmë me deklarata apo sulme të kundërshtarëve politike të kryebashkiakut Edi Rama, por me një përfundim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Bëhet fjalë për analizën më të fundit të këtij organizmi mbi efektet mjedisore–shëndetësore, të pasqyruara në raportin më të fundit të tij.
“Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo qytetar shqiptar humb nga 1.5 deri në 2 vjet jetë. Ne e ndiejmë si detyrim të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë nga papërgjegjshmëria e Bashkisë. Kush është ai qytetar që nuk do dy vjet të jetës së tij dhe të fëmijëve të tij?”-thuhet në raportin e OBSH.
Por autoritetet shëndetësore shqiptare shkojnë edhe më tej, duke parashikuar përkeqësim të kësaj gjendje, bazuar në planet për ndërtime të tjera në Tiranë, siç është ai i shkatërrimit të të vetmes mushkëri të gjelbër të Tiranës dhe shndërrimit të saj në një zone të betonizuar me kulla shumëkatëshe.
Në Raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë studiuar dhe grimcat e dëmshme të ajrit PM 10 të cilat janë shkaktarë të shumë sëmundjeve kardiovaskulare, dhe është arritur në konkluzionin se në ajrin e Tiranës, ndotja është tej masave të lejuara të Bashkimit Europian.