E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça mposht Prishtinën, hyn në luftë për titull

Kampioni aktual, Prishtina ka pësuar disfatë të dielën në Mitrovicë nga Trepça me rezultat 2:1 – në derbin e xhiros së dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Djelmoshat e trajnerit të ri të Prishtinës, Afrim Tovërlani, e nisën më mirë takimin, dhe në saje të saj, ata kaluan të parët në avantazh prej 1:0 me golin e Liridon Latifit.

Por, pas këtij goli të pësuar, mitrovicasit i ‘ndezën motorët’ dhe kështu ia dolën ta marrin lojën nën kontroll. Fillimisht, ‘Xehetarët’ i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 40-të nëpërmjet Visar Shkupollit.

Ndërsa, golin e fitores Trepça e shënoi në minutën e 75-të prej një ndërprerje me anë të Shpëtim Babaj, gjuajtjen e të cilit nuk ia doli ta ndal portieri Flamur Neziri. Kështu, mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, një më pak sesa lideri Trepça ’89, derisa kjo fitore i ka hapur rrugë Trepçës për ta ndjekur titullin e kampionit, ngase tani është e treta me 20 pikë.

Hysi – Drita 2:1

Hysi i ka shënuar edhe tri pikë të reja shumë të rëndësishme, pasi në Merdarë e ka mposhtur njërën prej skuadrave më të forta aktualisht në vend, Dritën, me rezultat 2:1. Gjilanasit e kanë përmbyllur pjesën e parë në favor të tyre, falë golit të Bujar Shabanit. Por, llapjanët ia kanë dal ta sigurojnë fitoren vetëm gjatë pjesës së dytë. Mentor Zhdrella i ka barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 60-të, derisa fitoren Hysit ia ka siguruar Labinot Osmani, i cili në minutën e 77-të shënoi për rezultat përfundimtar, 2:1.

Ll. Kosova – Vëllaznimi 1:0

Më në fund, Llamkos Kosova ka shënuar fitore. Vushtrriasit pas njëmbëdhjetë javësh e kanë shënuar fitoren e dytë në këtë edicion, kësaj radhe përballë Vëllaznimit të udhëhequr nga trajneri i ri, Malësor Gjonbalaj, të cilin e mposhtën me rezultat minimal, 1:0. Hero i Llamkos Kosovës ishte Alban Dragusha, goli i të cilit i shënuar në minutën e 38-të e vendosi fatin e këtij takimi.

Ferronikeli – Liria 1:1

Ferronikeli dhe Liria i kanë ndarë pikët e përballjes së tyre, që ka përfunduar baras, 1:1. Vetëm fundi i këtij takimi ishte dramatik, ngase të dyja golat u shënuan në minutat shtesë. Vendasit e shënuan golin e parë në minutën e 91-të nëpërmjet Elshanit, por Liria ia mohoi fitoren Ferronikelit, ngase në minutën e 93-të i barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Muriqit.

Tabela ND GD PI

1. Trepça ’89 12 10 24

2. Prishtina 12 8 23

3. Trepça 12 5 20

4. Drita 12 4 20

5. Hysi 12 5 19

6. Hajvalia 12 3 18

7. Ferronikeli 12 -7 14

8. Vëllaznimi 12 -2 13

9. Liria 12 -4 11

10. Besa 12 -11 11

9. Drenica 12 -3 10

12. Kosova (V) 12 -9 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›