E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini lavdëron Tevezin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini e përshkroi realizatorin e golit të fitores 1-0 ndaj Swansea Cityt, Carlos Tevez si “futbollist i domosdoshëm” për ekipin e tij.

Goli i argjentinasit në minutën e 61-të i solli Cityt pikë të plota ndaj Swanseas dhe Mancini lavdëroi kontributin e Tevezit me të cilin në të kaluarën patën shumë mosmarrëveshje që u përcollën me spekulime rreth largimit të mundshëm të sulmuesit.

“Carlos luajti shumë mirë kundër West Brom, dhe po ashtu me Swansean. Jam i kënaqur për të. Ai shënoi një gol dhe është futbollist i domosdoshëm për ekipin”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›