Kapen dy tranvestitë, grabisin klientët e tyre

24/04/2005 Gjykata vendos burg pa afat ndaj Petrit Muçës 31 vjeç, i vetëquajtur “Zamira“ dhe 16-vjeçarit A.Gj.
TIRANË – Është djalë i pagëzuar me emrin “Zamira“. Është 31 vjeç dhe nuk ka dëshirë të ketë lidhje me femrat. Ka flokë të gjatë me onde, ngjyrë të zezë. Është kthyer në tranvestit së bashku me një djalë 16 vjeç, jetim. Ndoshta për shumë njerëz duket e pabesueshme, por gjithçka është e vërtetë. Tranvestitët, një specie e rrallë në vendin tonë, të paktën gjenden lehtë, të grumbulluar në të njëjtën pikë. Në qendër të Tiranës, në vendin që tashmë ka një emër, gropa e "Hajdin Sejdisë", qëndrojnë ditë e natë ata, që as vetë nuk e dinë çfarë kanë bërë, por quhen tranvestitë. Janë njerëz kryesisht pa përkrahje. E bëjnë këtë punë për t’u ushqyer, por nga ana tjetër duan edhe të duken si femra të bukura. E kanë marrë këtë emër, pasi kanë shumë dëshirë të njihen si femra, edhe pse janë meshkuj dhe nga ana tjetër nuk kanë qejf të kenë marrëdhënie me persona të seksit të kundërt. Por dy tranvestitët e arrestuar këtë herë akuzohen se në bashkëpunim kanë kryer një tjetër vepër penale.
Arrestimi
Ata janë kapur nga policia tri ditë më parë, jo sepse kanë kryer marrëdhënie me të njëjtin seks, por këtë radhë akuzohen se kanë grabitur një qytetar. Ata janë Petrit Muça, 31 vjeç nga Tirana dhe A.Gj., vetëm 16 vjeç jetim, i cili nga verifikimet paraprake rezulton se është nga qyteti i Lushnjës. Të lidhur me pranga, dy tranvestitët u shoqëruan nga policia dje në gjykatë për të marrë masën e arrestit lidhur me akuzën e grabitjes. Shuma që akuzohen se kanë grabitur është e vogël, por duket se policia këtë veprim e ka bërë për të pastruar zonën e shumëpërfolur nga banorët e përhershëm jo të zakonshëm. Sipas të dhënave nga policia, ky kontigjent sjell shumë shqetësime në këtë zonë, që është në qendër të Tiranës. Jetojnë aty ditë e natë dhe rreth tyre mblidhen shumë të tjerë. Megjithatë për t’u futur në pranga është dashur kallëzimi i një prej klientëve të tyre (emrin e të cilit për arsye etike nuk mund ta publikojmë). Janë 19 mijë lekë të vjetra, ato që policia i ka gjetur në xhepat e 16-vjeçarit A.Gj. Por kallëzimi në polici është bërë për të dy, pasi edhe klientët i kishin të njëjtë. U kapën nga policia e Komisariatit numër 1, dy ditë më parë në "banesën" e tyre të përbashkët, te gropa në qendër të Tiranës. Dje morën nga gjyqtarja Brunilda Kasmi masën e arrestit burg pa afat, për akuzën e grabitjes. Të njëjtën masë kërkoi edhe prokurori i çështjes. Për dy tranvestitët gjykata vendosi avokat kryesisht, pasi nuk kishin të afërm që të interesoheshin.
Mohimi
Flasin dhe bëjnë çdo lëvizje si të jenë femra. Edhe kur kanë mohuar akuzën e grabitjes para gjykatës kanë folur si vajza. Avokatja Vjollca Pustina tha se nuk i ka njohur për meshkuj dhe gjithmonë i është drejtuar si një femër. I ka pyetur për emrin dhe më i madhi 31-vjeçar, ka thënë se quhej “Zamira“. Ka dëshirë ta thërrasin Zamira, edhe pse emrin e vërtetë e ka Petrit Muça. Është shprehur se me këtë emër e kanë "pagëzuar" ’shoqet’ e saj të gropës. Të dy, si Zamira, ashtu edhe A.Gj., kanë pranuar se kryejnë marrëdhënie me të njëjtin seks, jo sepse e bëjnë për t’u dukur, por ata mendojnë se kanë lindur të tillë. Nuk duan të duken si meshkuj. Pranojnë të quhen femra, edhe pse nuk janë të tilla. Ndërsa “Zamira“ ose Petrit Muça, ishte me flokë të gjata me ngjyrë të zezë, A.GJ. ishte bionde. Edhe ecjen e kanë si femër. Të lidhura dorë për dore u futën në gjykatë. Kanë pranuar se punojnë te gropa me klientë të ndryshëm për të fituar bukën e gojës. "Shtëpia jonë është te gropa e madhe në mes të Tiranës. Aty jemi njohur dhe kemi vendosur të bëhemi femra, ndonëse në Shqipëri kushtet nuk janë të mjaftueshme. Na është dashur të fryjmë gjoksin me mënyra nga më të ndryshmet, por kemi arritur vetëm sa ta rrisim pak. Ne nuk vjedhim, por, pasi kryejmë punën i kërkojmë klientëve lekët që na takojnë. Edhe në këtë rast kështu ka ndodhur. Ne kërkuam vetëm lekët tona dhe ai pasi nuk donte të na paguante vajti në polici". Kështu mësohet të jenë shprehur para gjykatës dy tranvestitët, të cilët nuk e përballuan dot vendimin e burgut pa afat. Zamira i tha gjykatës se policia ka vajtur e i ka kërkuar ndihmë për të gjetur shoqen që quhet A.GJ. "Unë mendova se e ndihmova policinë, por ata më morën me vete, duke më lidhur për dore së bashku me Andin". Pasi është vendosur masa e burgut pa afat, “Zamira“ i ka mbetur në duar policisë. I ka rënë të fikët sapo ka zbritur shkallët. Më pas ishin punonjësit e policisë, ata që e morën në krahë, duke e futur në makinë.
Intervista
Nikoleta, nuk më lejojnë të krijoj shoqatën e tranvestitëve
Nuk pranon kurrë të jetë mashkull. E ka emrin Nazmi Toska, por ka dëshirë ta thërrasin “Nikoleta“. Pranon se që në moshë të vogël ka punuar si gei. Por emigracioni e ka ndryshuar. Kur iku në Greqi në vitin 1993, fillimisht punoi si pastrues. Por të ardhurat ishin ta pakta. Kështu i është dashur të kthehet në profesionin e mëparshëm. "Meshkujt në Greqi nuk të pranonin nëse nuk kishe gjoks. Kështu që unë vendosa të bëhesha me gjoks dhe të kthehesha në tranvestit. Pagova vetëm dhjetë mijë dhrahmi. Ma shpuan gjoksin me një sondë (me dorë tregon gjoksin e fryrë si grua dhe është krenar për këtë). Kur bëra gjoksin e madh kisha më shumë rezultate. Merrja në ditë gati 30 mijë dhrahmi. Pas vetes më rrinte një person grek, i cili më thoshte se nuk kishte se çfarë të hante dhe kështu më merrte paratë". Pas këtyre fjalëve tranvestiti tregon se si u kthye në Shqipëri dhe si punonte te gropa e “Sejdisë”. "Unë erdha në Shqipëri vetëm se më kapën në Greqi, pasi më kishte humbur karta. Vendosa të punoja, por këtu ishte shumë e vështirë. Nuk kisha shumë klientë. Fitoja në ditë 3 mijë deri në dhjetë mijë lekë. Me këto pare unë ushqehesha. Unë rrija çdo ditë te gropa dhe aty vinin kryesisht harixhinj që kërkonin të kryenin marrëdhënie me mua", shpjegon tranvestiti, i cili pranon ta thërrasin si femër. Nikoleta është e bindur se nuk bën ndonjë krim kur punon si tranvestit te gropa, madje “ajo” ka shumë dëshirë që të krijojë një shoqatë e të bëhet kryetar i tranvestitëve. "Këtu në Shqipëri nuk ka ligje. Ne duhet të kemi shoqatën tonë, ashtu si shumë ‘shoqet’ tona në vende të tjera, por këtu po të kapën të fusin në burg", thotë Nikoleta.