Heroina turke, autoritetet italiane në alarm për drogën e ardhura nga Shqipëria
Prokurorët italianë i kanë referuar prokurorisë shqiptare disa të dhëna mbi organizatat. Gjatë kontakteve të marra italianët kanë shprehur shqetësimi për fluksin e trafikimit
Habjon Hasani
Tiranë - Autoritetet hetimore te shtetit fqinj të Italisë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shtimin e sasive të heroinës që kalojnë nga Shqipëria(drejt Italisë) pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime koifidenciale nga prokuroria shqiptare i thanë “Albania”-s dy ditë më parë se gjatë kontakteve të tyre me homologët italianë këta të fundit kanë shprehur shqetësimin për shtimin e sasive të heroinës që kalon transit nga Shqipëria drejt Italisë në muajt e fundit. “Autoritetet italiane kanë informacione dhe metoda kërkimi që munden të evidentojnë mesatarisht sasitë e drogës turke që vjen si transit nga Shqipëria. Pavarësisht sasisë që mundet të kapin dhe asaj që kalon filtrat e shërbimeve hetimore policore, autoritetet e vendit fqinj kryejnë përllogaritje të përafërta lidhur me sasinë potenciale të drogës që hyn në Itali. Në këtë kontekst të dhënat e tyre tregojnë se ka pasur një intensifikim të trafikut të heroinës me transitim nga vendi ynë. Ata kanë shprehur shqetësimin pak kohë më parë edhe pranë institucionit tonë dhe për raste të caktuara janë referuar dhe të dhëna që mund të zbërthejnë më mirë implikimin e disa personave të dyshuar në vendin tonë që mendohet se kanë lidhje me këtë linjë të paligjshme trafikimi”, - i tha dy ditë më parë Albania”-s burimi koifidencial.
Arrestet
Sipas statistikave që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri rezulton se që prej muajit tetor të vitit 2008 e deri në muajin qershor 2009, ka pasur thuajse dyfish më shumë arrestime(nga autoritetet italiane) sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. “ Fluksi i arrestimeve ndër organizatat shqiptare është rritur tej mase vitin e fundit. Ky nuk është një indikator direkt i sasive që vijnë nga Shqipëria, pasi organizatat e Shqiptarëve veprojnë vetëm brenda territorit italian, por lidhjet mes tyre ekzistojnë me siguri dhe për një pjesë të këtyre organizatave informacioni na është referuar rregullisht edhe neve, kryesisht bazuar në verifikimin e tabulateve të caktuara telefonike apo në dhënien e informacionit mbi të dyshuar dhe trafikantë potencialë heroine që janë të stacionuar në Shqipëri dhe lidhjet me aktivitetin që zhvillohet në Itali i mbajnë të shkëputur nga territori italian. Problemi ynë është se kryesisht janë tabulatet telefonike ato që kryejnë vërtetimin e implikimit të këtyre personave në trafikun që zhvillohet në Itali, por shpesh nga tabulatet nuk ka prova që mund të bindin gjyqtarët. Mënyrat e tjera janë dëshmitë e të arrestuarve që thuajse janë një “mrekulli” pasi janë raste sporadike dhe një tjetër metodë është hetimi i transaksioneve të parave, por edhe këtu ne hasim shumë vështirësi pasi sasitë e parave që kthehen tek “kapot” në Shqipëri zakonisht bëhen me korrierë që kanë lidhje në dogana apo aeroporte”, - i tha dy ditë më parë burimi Albania”-s.
Trafiku
Në disa studime dhe raporte të kryera nga agjencitë ndërkombëtare ligj-zbatuese përmendet fakti se heroina hyn në bashkimin Evropian nga dy rrugë të mëdha. Këto raporte theksojnë se rruga më e vjetër, më e rëndësishme dhe më e shkurtër është ajo e Ballkanit që luan një rol mjaft të rëndësishëm në trafikimin e heroinës. Droga e prodhuar në Afganistan apo Pakistan, kalon përmes Iranit në Turqi dhe më pas devijon në Jug përmes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Italisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, apo në Veri përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Holandës. Këto dy linja trafiku përmenden si më të përdorurat dhe ato që mbajnë peshën më të madhe të futjes së heroinës në BE. Linja në të cilën përmendet Shqipëria ka filluar të funksionojë aty nga fillimi i viteve '90. Nga të dhënat e raportit ajo vazhdon të jetë më e përdorura me gjithë konkurrencën që bëjnë tashmë trafikantët që kalojnë drogë përmes Rusisë dhe vendeve Balltike drejt e në Evropën Veriore apo pjesë të tjera të saj. Ndërkohë, për të futur drogë në BE kanë filluar të funksionojnë edhe rrugë të tjera, si ato përmes shteteve arabe dhe disa vendeve afrikane. Kryesisht droga nga këto vende futet në BE përmes detit dhe është një rrugë më pak e përdorur dhe më lehtë e luftueshme.
21 Shtator 2009