Një votë e shpëtoi Mediun në Gjykatën e Lartë
Vetë votimi tregon se “Peshorja e Drejtësisë” është kthyer në çështje numrash. Si votoi Gjykata e Lartë. Kolegji u përça në tre me dy për vendimin e “Gërdecit”
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministri Fatmir Mediu i shpëtoi gjykimit për një votë në Gjykatën e Lartë, duke u liruar nga akuzat që ishin radhitur për të në dosjen “Gërdeci”. Burime të rezervuara nga Gjykata e Lartë treguan dje për gazetën “Albania” se vendimi i dhënë pak ditë më parë e ka përçarë kolegjin penal që drejtohej nga Besnik Ymeraj në tre kundër dy gjyqtarëve. Kësisoj, argumentet juridike për të mos pushuar dosjen në fjalë ekzistojnë në legjislacionin shqiptar, por, për çështje numrash, këto argumente kanë mbetur në minorancë. Emrat e dy gjyqtarëve që kanë qenë kundër pushimit të dosjes ndaj Mediut nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit të dhomës ku merren vendimet. Megjithatë, duket se nuk do të ndodhë kështu me argumentet se përse dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë votuan kundër pushimit të çështjes. Burime zyrtare pranë kësaj gjykate shpjeguan dje se për shkak të specifikave të kësaj çështjeje, kolegji ka vendosur të zbardhë para afatit të përcaktuar vendimin me argumentet pro dhe kundër.
Kundërshtitë
Përveç faktorëve të jashtëm ka edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që mendojnë se dosja ndaj Mediut nuk duhet të mbyllej për shkak mandatit të ri për deputet. Pikërisht dy nga gjyqtarët e kolegjit penal mësohet se kanë sjellë jo pak argumente të bazuara në kode dhe legjislacione që, sipas tyre, duhej bazuar për të vijuar më tej procesin në fjalë. Gjithsesi, që vendimi të merrte formë të prerë duheshin tri vota dhe gjyqtarët që ishin për të vazhduar procesin ishin në minorancë. Edhe pse diskutuan para dhënies së vendimit për më shumë se dy orë, anëtarët e kolegjit penal duket se nuk e kanë gjetur gjuhën juridike të përbashkët për çështjen në fjalë. Më në fund është vendosur: tre pro pushimit dhe dy kundër këtij vendimi. Në këtë mënyrë, kolegji penal ka lënë të kuptohej se çështja “Mediu” nuk paskësh qenë dhe aq e qartë dhe përballë situatës në të cilën ndodhej duhet ta pushonte çështjen, duke çliruar njëherë e mirë nga akuzat ish-ministrin që ngarkohej me përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit.
Vendimi është dhënë vetëm pak ditë më parë dhe në këtë rast duket se nuk do të presim afatin e zakonshëm prej 30 ditësh për të lexuar me argumente se përse treshja e kolegjit “favorizoi” pretendimet e avokatëve të Mediut.
Vendimi
Gjykata e Lartë i vuri kapak dosjes së tragjedisë së Gërdecit të hënën që kaloi duke pushuar akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Falë këtij vendimi, kësaj dosjeje iu vendos kyçi pa u hapur ende mirë për shkak të ecurisë që ajo pati po prej vendimeve të kësaj gjykate. Fillimisht kjo gjykatë vendosi ta ndante dosjen duke e kaluar pjesën më të madhe të saj për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Kolegji i zgjedhur në maj të këtij viti do të gjykonte vetëm ish-ministrin për shkak të pozicionin dhe imunitetit që ai kish pasur. Pavarësish se ky vendim u mor në qershor, sërish procesi nuk nisi. Kolegji vendosi të shtyjë dy seancat që ishin përcaktuar në korrik duke e lënë për të vazhduar procesin në shtator të këtij viti. E gjithë kjo hapësirë kohore i shërbeu më së miri ish-ministrit. Imuniteti i ri jo vetëm i dhuroi një post ministror, por e çliroi edhe nga akuzat e ngritura që në vitin 2008 nga Prokuroria e Përgjithshme. Kështu, një ndër dosjet më voluminoze të Prokurorisë së Përgjithshme u pushua duke mos i hyrë fare çështjes në themel për të mësuar nëse ish-ministri është i fajshëm apo i pafajshëm?!
Dosja “Mediu”
Kolegji i përcaktuar me short, përbëhej nga:
Besnik Ymeraj
Evelina Qirjako
Evjeni Sinojmeri
Irma Bala
Ardian Nuni
Akuza: Akuzuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal, si dhe akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, me subjekt ushtarak kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të K. P. Ushtarak dhe Neni 25 i K. Penal.
Për Bashën kolegji votoi unanim
Dosje po aq e madhe për gjykim në themel në Gjykatën e Lartë ishte edhe “Durrës-Kukës”. I pandehur në këtë çështje ishte ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Edhe për këtë dosje Gjykata vendosi pushimin e çështjes, mirëpo kolegji penal, i përbërë nga pesë gjyqtarë, duket se i ka pasur faktet të qarta si kristali dhe votimi ka qenë unanim. Ky kolegj, që drejtohej nga gjyqtari Spiro Spiro, tashmë e ka zbardhur vendimin dhe argumentet që ka sjellë shpjegojnë fare mirë se pushimi erdhi për shkak të papërgjegjshmërisë së institucionit të akuzës. Nuk u respektuan afatet dhe kolegji nuk mund ta rregullonte këtë shkelje për të vijuar me një proces të plotë për rastin në fjalë. “Përsa i përket justifikimit të përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme për përpilimin e disa akteve të rëndësishme procedurale brenda së njëjtës ditë (05.12.2008), akte këto që u përmendën më lart, argumenti i përfundimit, sipas tyre, i afatit të hetimit të çështjes të nesërmen, më 06.12.2009, nuk ka bazë ligjore”, - thuhet në vendimin e zbardhur nga kolegji penal. Më tej argumentimi vijon: “Këto janë pikërisht shkaqet për të cilat ky kolegj nuk mund të fillojë shqyrtimin e akuzave që përmban kërkesa për gjykim, tashmë e pavlefshme. Ky kolegj sjell në vëmendje se, sipas nenit 42/1 të Kushtetutës, veç lirisë dhe pronës, edhe të drejtat e tjera të njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Për rrjedhojë, në përfundim, ky kolegj vë në dukje se: Mangësitë e konstatuara në procedimin penal ndaj personit në hetim - Lulzim BASHA dhe të pandehurit - Andi TOMA, gjatë fazës së hetimeve paraprake, tregojnë në fakt për një proces jo të rregullt ligjor, të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, proces ky, i cili vuri në lëvizje Gjykatën e Lartë në mënyrë formale dhe që përbën një formë të ‘aktivizmit gjyqësor’”, - përfundon argumentimin kolegji penal i Gjykatës së Lartë.
Reagimi
Manjani: PS-ja, nismë kundër gjykatësve
Një prej ekspertëve ligjorë të opozitës, Ylli Manjani, lëshon akuza të rënda ndaj Gjykatës së Lartë nisur nga shqyrtimi i disa çështjeve këtë vit ndaj ministrave të kësaj qeverie. Rasti i fundit, sipas Manjanit, ishte ai ndaj çështjes “Gërdeci”, të cilën gjykata e pushoi së gjykuari pa e shqyrtuar. Nisur nga kjo Manjani tha për Top Channel se Gjykata e Lartë ka shkelur rënde Kushtetutën, disa herë brenda vitit sepse dokumenti themelor i shtetit shqiptar, Kushtetuta, e urdhëron t’i gjykojë çështjet dhe jo t’i pushojë, pa i shqyrtuar. Në këto kushte eksperti ligjor i opozitës, Manjani, mendon se politika ka rast të dëshmojë vullnet për të vendosur drejtësinë në vend, atë që kërkojnë sot qytetarët. “Në këto kushte i takon parlamentit që të nisë procedurat e shkarkimit të atyre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që e kanë shkelur rëndë Kushtetutën”, - tha Manjani. Ky është një moment, sipas zotit Manjani, për të treguar se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Po ai shkon me tej kur thotë se është detyra e opozitës të kërkojë në kuvend shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë pushuar çështjet ndaj ministrave. “Askush nuk mund të ketë imunitet dhe i takon Partisë Socialiste të çelë një hetim parlamentar, ndërsa qeveria duhet të japë konsensus”, -shpjegoi Manjani. Zoti Manjani kujton se një rast i ndërhyrjes së kuvendit ka qenë në vitin 2001. Me iniciativën e ministrit të Reformës Institucionale të asaj kohe dhe disa deputeteve iu dërgua kuvendit kërkesa për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që sipas tyre kishin dhënë një vendim të padrejtë. Pavarësisht, tha Manjani, se kuvendi nuk arriti t’i shkarkojë pasi argumentoi se nuk ka argumente të mjaftueshëm ligjorë, rasti në fjalë vlen për t’u kujtuar se politika mund të veprojë.
21 Shtator 2009