E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtesat e vjetra rrezikojnë fëmijët

 

FIER – Ndërtesat e vjetra në Fier janë shndërruar në një rrezik serioz për banorët. Janë rreth 13 godina në lagjen “Apolonia” ato që disa herë janë bërë objekt debatesh, por dje ato desh shkaktuan tragjedi për disa fëmijë që po luanin pranë tyre. Nga një ndërtesë njëkatëshe kanë rënë disa copa druri, fatmirësisht vetëm duke gërvishtur në trup të vegjlit. Ata kanë bërtitur, duke vënë në alarm familjarët e tyre. Banorët që jetojnë pranë ndërtesave u kanë shkuar në ndihmë fëmijëve, duke parë dhe rënien e pjesëve të çative të tyre. Këto objekte janë prona publike, por ndonëse kërkohen t’i kalojnë për shfrytëzim bashkisë ose të privatizohen, kjo nuk ka ndodhur për shkak të disa pengesave ligjore. “Kemi kërkuar që ligjërisht të na kalojnë neve si prona, me qëllim dhënien me qira apo shitjen dhe transaksione të kësaj natyre”, u shpreh juristi i bashkisë, Luan Çala.                                     m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›