E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroinë për shokun e Zani Çaushit në burg, arrestohet nipi

Arrestimi


TIRANE- Çonte heroinë dhe celularë në qelinë e anëtarit të bandës së Zanit, arrestohet i riu 23- vjeçar.


Orges Gecaj, është ndaluar, mesditën e të martës, nga policia e burgut të Rrogozhinës, pas kontrollit të ushtruar nga gardianët në veshjet dhe ushqimet që ai kishte dërguar në burg për dajën e tij.


Policia i ka bllokuar atij një sasi prej rreth 28.4 gramë heroine dhe disa celularë që ishin nisur në drejtim të burgut. Sipas burimeve të policisë, sasia prej 28.4 gramë pluhur e ngjashme me heroinën është gjetur mes rrobave, e futur në çorape që ishin përgatitur për Hair Hirajn.


Gecaj është bllokuar fillimisht në ambientet e burgut dhe më pas është transferuar për në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës, ku ndodhet i siguruar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe dhënies së ndihmës për të burgosurit.. Vetë Gecaj mësohet të jetë shprehur se nuk ka pasur dijeni për drogën që ndodhej në çantën që ai mbante me vete ndërsa policia i ka komunikuar akuzën përkatëse.


Gjithsesi ky pretendim i të arrestuarit nuk ka mjaftuar për të pasi policia kishte referuar materialet në prokurori që kishte vendosur arrestimin. Sot pritet që ai të dalë para gjykatës së Kavajës, për t'iu velërsuar masa e sigurisë, për akuzën e ngritur ndaj tij.

******************************

Ministri italian


Maroni Bashës: Angazhohemi për liberalizimin e vizave para qershorit

TIRANE- Italia do të angazhohet për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2010. Ky qëndrim u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, dje gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në Shipëri.


"Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do të mbahet në fund të këtij muaji, garantova ministrin Basha për angazhimin tim të plotë për të vendosur mbi realizimin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit tjetër. Shqipëria i ka plotësuar kriteret e përcaktuara në lartësinë e duhur dhe në një kohë të shkurtër",- tha Maroni në fjalën e tij.


Ndërkaq sipas tij: "Angazhimi dhe mbështetja e Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave është një fakt natyral që në një kuadër më të gjerë duhet të sjellë integrimin e të gjithë rajonit". Ministri i Brendshëm Italian, Roberto Maroni, gjatë ditës së djeshme zhvilloi një vizitë në qendrën e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›