Vetëvritet biznesmeni i gazit në Sarandë
30/09/2009 Gjendet në banesën e tij me një plumb në kokë. Vuante prej vitesh nga depresioni
SARANDË- Gjendja depresive ka shënuar një tjetër viktimë në qytetin jugor të vendit në Sarandë. I ndodhur nën depresion të fuqishëm, biznesmeni i tregtimit të gazit, Spiro Kromidha, banues në lagjen “Vrion”, 4 km larg Sarandës, i ka dhënë fund jetës duke përdorur pistoletën personale, që e mbante në shërbim të sigurisë së jetës dhe biznesit që ushtronte.
Vetëvrasja
Burimet policore të Sarandës shprehen se shtetasi Spiro Kromidha është gjendur i vdekur në banesën e tij me një plumb në kokë. Vendi i ngjarjes tragjike të vetasgjësimit është bërë banesa e tij, në qytetin e Sarandës, ku ai ka vendosur t’i japë fund jetës në orët e natës së të hënës. Pikërisht në apartamentin e tij në këtë lagje të Sarandës, ai është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së martë nga familjarët. Menjëherë janë lajmëruar blutë e këtij qyteti, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme. Biznesmeni i gazit ishte gjetur në banesën e tij dhe pranë tij arma e krimit. Nga hetimet paraprake mendohet që biznesmeni të ketë kryer vetëvrasje. Burimet nga komisariati i policisë së Sarandë, pohuan se shkak është bërë rikthimi i tij në gjendjen e thellë depresive, sëmundje nga e cila ka vuajtur prej dhjetë vitesh më parë, por që falë kurimit intensiv, kohët e fundit ishte normalizuar.
Biznesmeni Spiro Kromidha, i lindur në fshatin Kalcat të komunës së Livadhjasë, prej disa vitesh që ushtronte veprimtarinë e tij ekonomike si aksioner në linjën e shitjes së gazit në Vrion, banonte në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës.