Në gjendje të dehur, shëtit në qytet me automatik në dorë
30/09/2009 Policia: Nuk rezistoi ndaj arrestimit
ELBASAN-Një 29-vjeçar është kapur nga policia teksa shëtiste me një automatik në krahë, në gjendje të dehur dhe pa u shqetësuar fare ndërsa ora ishte piku i shëtitjeve të qytetarëve elbasanas. I riu që ka kuptuar gjithçka kur është zgjuar pas disa orëve në qeli, është parë nga disa kalimtarë me armë, të cilët kanë lajmëruar policinë. Jorgo M. me banim në lagjen “Syrja Dylgjeri” është arrestuar në flagrancë në rrugë teksa ecte me një armë automatike model 56, armë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Aktualisht i riu do të ndiqet për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, por ndërkohë nuk dihet nëse ka pasur një sherr apo qëllim për të qëlluar njeri. Ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë dhe se të gjitha veprimet i ka kryer nën efektin e alkoolit. Ndërkohë shqetësimi i qytetarëve ka ardhur nga frika se mos personi do të qëllonte, pasi arma rezulton të ketë qenë e mbushur. Policia thotë se individi nuk ka pasur ndonjë konflikt të njohur duke qetësuar qytetarët për mundësitë e pakta të përdorimit të armës. Kështu që ai thjesht ka dashur të ekspozohet në publik me armë në dorë, duket terrorizuar kështu elbasanasit që po kalonin pranë tij.