E Diel, 1 Nëntor 2026

“Heshtja” arreston 2 persona shurdhmemecë, vidhnin makina

 TIRANE - Dy të rinj shurdhmemecë janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Tiranë, gjatë operacionit të koduar “Heshtja”, pasi dyshohen se kanë vjedhur në bashkëpunim të paktën 7 automjete. Një tjetër person është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tyre, ndërsa i katërti do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Burime nga policia thanë se janë arrestuar Romeo Rakipi e Flamur Matoshi, të dy 22-vjeçarë dhe të proceduar edhe disa herë për vjedhje. Sipas policisë në këtë aksion është shpallur në kërkim 26-vjeçari Indrit Ibrahimi, banues në fshatin Xhafzotaj të Durrësit dhe është ndaluar për t’u proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij Ardit Ibrahimi, 17 vjeç. Grupi i vjedhjeve të automjeteve, dy prej të cilave u përkisnin dy biznesmenëve në Tiranë, është zbuluar nga efektivat e Komisariatit Nr.3 gjatë vëzhgimeve që kanë zgjatur rreth një muaj. Burime nga grupi hetimor thanë se për të realizuar vjedhjet, katër personat e dyshuar komunikonin me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve dhe adresave elektronike “Yahoo” dhe “Facebook”. Pasi realizonin vjedhjen e automjeteve, kryesisht tip “Benz”, i dërgonin në Durrës për t’i shitur. Pasi është arritur që të sigurohen provat që provonin implikimin në vjedhjen e automjeteve, oficerët e Komisariatit Nr.3 kanë mundur që të arrestojnë në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë dy shurdhmemecët si dhe kanë ndaluar 17-vjeçarin që bashkëpunonte me ta, duke komunikuar nëpërmjet “Facebook”-ut. Burimet sqaruan se Ardit Ibrahimi, që tashmë akuzohet për moskallëzim krimi, fillimisht ka refuzuar të flasë, duke pretenduar se asgjë nuk do të zbulohej edhe për faktin se, dy të arrestuarit nuk e kishin aftësinë e të folurit dhe të dëgjuarit. Gjithashtu adoleshenti nuk ka dhënë shpjegime as për vendndodhjen e të vëllait, i cili nuk u gjet në banesën e tij në Xhafzotaj dhe u shpall në kërkim. Policia ka mundur të sekuestrojë tre nga makinat e vjedhura, njëra prej të cilave i ishte vjedhur natën e ndërrimit të viteve një shtetasi turk që banon në Tiranë. Ndërsa katër makinat e tjetra që rezultojnë të vjedhura nga këta persona, janë shitur jashtë kryeqytetit, por pritet që të verifikohet vendndodhja e tyre dhe të sekuestrohen. MAKINAT E VJEDHURA1. Automjeti me targë TR 2997 K, më 17 shtator 2009,në rrugën “Pandi Dardha”, Tiranë 2. Automjeti tip “Benz 240”, ngjyrë gri,i vjedhur në Vorë, i shitur në Skrapar3. Automjeti me targë TR 8344 C,i vjedhur në rrugën “Ramazan Shijaku”, Tiranë 4. Automjeti me targë TR 5983 J,i vjedhur te Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë5. Automjeti me targë TR 6267 E,më 15 janar 2010, në rrugën e Barrikadave, Tiranë6. Automjeti me targë TR 0473 B,i vjedhur në Unazën e Re, Tiranë7. Automjeti me targë TR 4691 R,më 6 janar 2010, në rrugën “Pandi Dardha”, Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›