E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovakia: Avioni ynë peng në Tiranë

 Drejtoria e Aviacionit Civil dhe kompania Air Sllovakia kanë hyrë në një debat mes tyre pas incidentit të ndodhur me avionin që devijoi fluturimin nga Bolonja me 11 pasagjerë shqiptarë në bord. Kompania Air Sllovakia e cila ka në pronësi aeroplanin Boeing 737-333 dhe të punësuar pilotët që shkaktuan incidentin, ka thënë se mjeti fluturues devijoi destinacionin pasi u konstatua se kishte defekt teknik. Sipas kompanisë, devijimi i fluturimit për në Bratislava është bërë për shkak se ekuipazhi konstatoi defekt teknik, i cili mund të riparohej vetëm në bazën e mirëmbajtjes në kryeqytetin sllovak. Ndërkohë, zëdhënësi i aeroportit në Bratislava ka pohuar dje se mbrëmjen e së dielës, pilotët e avionit që kishte ndryshuar trajektoren nga Bolonja, kanë kërkuar leje për ulje të pa planifikuar duke pretenduar se kishin një defekt teknik. Zëdhënësi tha se problemi teknik ende nuk ishte specifikuar. Për këtë shkak avioni ka marrë miratimin urgjent të uljes në aeroport. Por Drejtoria e Aviacionit Civil në Sllovaki thekson se nuk është në dijeni të problemeve teknike, ndërsa kompania Air Sllovakia ka probleme financiare. Sipas Aviacionit sllovak, devijimi i fluturimit të avionit me 110 shqiptarë në bord, është bërë për shkak se pilotët dhe ekuipazhi, nuk kanë marrë rrogat prej 4 muajsh. Për këtë interval kohor, aviacioni sllovak ka pohuar se punonjësit e Air Sllovakia, nuk kanë marrë as sigurimet shoqërore, as ato shëndetësore. Lufta “e heshtur”Në rrugë zyrtare në Sllovaki konfirmohet se incidenti është duke u hetuar ndërsa nuk janë marrë masa konkrete ndaj kompanisë apo pilotëve. Air Sllovakia, e cila ia ka dhënë me qira avionin kompanisë shqiptare Albanian Airlines që nga nëntori 2009, ka njoftuar se pasagjerët nuk kishin pësuar asnjë problem. Ata kanë fluturuar të hënën në drejtim të Bolonjës. Kompania ajrore e cila ka në pronësi avionin që shkaktoi incidentin, pasi ka mohuar vonesat e rrogave është hedhur në kundërsulm duke thënë se ndërkohë që avioni i ngritur nga Rinasi po ulej në Bratislava, një aeroplan tjetër i kësaj kompanie bashkë me ekuipazhin prej 11 vetash ishte mbajtur i bllokuar në aeroportin shqiptar. Subjekti Air Sllovakia ka thënë se punonjësit e saj, anëtarë të ekuipazhit të avionit që u mbajt në Shqipëri, u trajtuan si pengje. Kompania shqiptare Albanian Airlines e cila kishte marrë me qira avionin tha se nuk ishte në dijeni të problemeve teknike. Ndërkohë, Air Sllovakia ka thënë se punonjësit e saj i kanë marrë pagat në mënyrë të rregullt sipas kontratave. Të dielën në ora 16:31 avioni me 110 pasagjerë në bord u ngrit nga Rinasi me destinacion Bolonjën. Në fluturim pilotët devijuan dhe ulën avionin në Bratislavë. Më pas ata u larguan duke lënë në aeroport pasagjerët të cilët dy ditë më parë mbërritën në Bolonja me avion tjetër.                           tr.soHetimi i incidentit në ShqipëriPolicia shqiptare ka nisur një hetim referuar veprës penale “rrëmbim avioni” në lidhje me ngjarjen e ndodhur të dielën. Ky hetim është në fazën e verifikimeve paraprake ndërsa Drejtoria e Aviacionit Civil ka pohuar se po verifikon ngjarjen dhe se është ankuar pranë autoriteteve përkatëse në Komisionin Evropian. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›