Heshtja e dhunshme e Ramës
Redi Gjuzi
Edi Rama inspektoi dje punimet që po kryhen në sheshin pranë “Ushtarit të Panjohur”, vetëm 100 metra larg godinës së Parlamentit, ku disa të njohur të tij kanë një javë në grevë urie ...Ai nuk denjoi të përmendte asnjë fjali për të gjashtën ditë rresht lidhur me grevistët. Të paktën, Ilir Metën, kreun e LSI-së dhe të asaj greve, në të gjitha daljet publike e ka quajtur “miku im Ilir Meta”. Dhe ka të drejtë ta quajë mik. Që nga viti 2000 e deri në zgjedhjet e fundit lokale, ekzistenca politike e Edi Ramës është e lidhur ngushtë me vendimet e Ilir Metës, si kryeministër i PS-së dhe si lideri i LSI-së. Eshtë e lidhur me firmën e kryeministrit të PS-së për prishjen e kioskave dhe lyerjen e fasadave të ministrive si fillim karriere, dhe me insistimin e këtij të fundit për mospërfshirje në zgjedhjet lokale pa u përmbushur kërkesa e Edi Ramës për certifikatat. Por këto fakte qenkan shumë pak për liderin e PS-së. Por dje, vetëm 100 metra larg grevës së urisë së mikut të tij, Edi Rama sërish heshti. Dhe kjo është e gjashta ditë që kreu i partisë më të madhe të opozitës është në opozitë me të gjithë faktorët e tjerë të politikës në Shqipëri. Sepse gjatë këtyre gjashtë ditëve kanë reaguar të gjithë liderët e politikës. Kanë reaguar shumica e ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë demokracinë në Shqipëri. Dikush e ka mbështetur, dikush e ka kritikuar grevën. Dikush ka vlerësuar Kodin e ri, dikush e ka hedhur poshtë atë. Por të gjithë kanë reaguar. Kanë gjetur guximin dhe kanë përmbushur detyrimin e tyre politik lidhur me grevën e 10 deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë. Sot i vetmi lider politik, i cili ka heshtur publikisht, duke injoruar gjithçka, është ai i PS-së, Edi Rama. Por, në fakt, Rama nuk ka heshtur. Në grupin parlamentar të PS-së të gjithë e dinë mendimin e kreut të tyre. SMS-të dhe telefonatat e tij ia kanë bërë tashmë të qartë të gjithëve. “Kush mbron grevën duhet të gjejë një punë tjetër jashtë strukturave të PS-së”. Pak a shumë ky është mesazhi që morën edhe dy të vetmit deputetë që guxuan dhe mëshiruan miqtë e tyre në grevë. Por të gjithë këto janë të fshehta nën skutat e reja të PS-së. Publikisht, Edi Rama nuk e ka gjetur akoma forcën të komentojë vetë grevën. Dhe kjo heshtje e Ramës ka disa arsye pse mund të ndodhë. Arsyeja e parë u shua ditën e dytë të grevës, kur të gjithë mediat nuk e mbajtën dot më lajm të fundit politik ngujimin e 10 deputetëve. Pas ditës së dytë, insistimi për mosmediatizimin e grevës humbi. Konkurrenca televizive dhe mediatike është më e madhe se sa politizimi i editorëve. Sot nuk ka lajm që fshihet, dhe nuk ka asnjë editor që nuk e di që greva e 10 deputetëve, për çfarëdo arsye qoftë, është një lajm i fortë. Sot greva është lajm dhe i vetmi që nuk reagon është lideri i PS-së. Edi Rama ka të gjithë të drejtën që të dalë dhe të thotë gjithçka negative lidhur me interesat dhe kërkesat e grevistëve. Ai mund ta quajë grevën personale, mund ta etiketojë si imponim me dhunë, mund të mbajë një fjalim rrëqethës, si opinionet e viteve ‘96, ku të hedhë poshtë kërkesat e 10 grevistëve duke thënë fjalën e fundit, se nuk do të ketë kurrë negociata dhe bashkim me LSI-në. Të gjitha do të kuptohen. Ky është mendimi i liderit të PS-së, dhe askush nuk ka të drejtë të vendosë për qëndrimet e një partie, veç drejtuesve të saj. Por ai nuk e ka bërë ende një veprim të tillë. Dhe për këtë ka dy arsye. Morali dhe frika. Moralisht, Rama e ka mbajtur qëndrimin e tij. Ai e ka injoruar grevën dhe aleaten e tij të majtë, LSI. Heshtja e tij nuk e fsheh dot këtë fakt, por e thekson. Por morali në politikë nuk ka rëndësi. Qëndrimi ka. Qëndrimi i dallon partitë nga njëra-tjetra. Qëndrimi i dallon liderët nga frikacakët. Sot PS-ja është një parti pa një qëndrim zyrtar për kërkesat e grevistëve. Edi Rama është kryeministri në hije i vendit. Në rast se opozita e tij fiton zgjedhjet, ai është lideri i ri i Shqipërisë. Është totalisht e papranueshme që lideri i një vendi të mos dijë apo të ketë frikë të mbrojë qëndrimet e veta dhe të qeverisë së tij në mënyrë publike. Kjo është e frikshme për një vend, sado i vogël të jetë. Eshtë po aq e frikshme sa edhe qëndrimi i heshtur para miqve të tij të kohëve të vështira, i Gramoz Ruçit. Ky i fundit nuk pati guximin të takojë asnjë prej tyre. Moralisht, Ruçi nuk kishte arsye të mos i takonte, kanë qenë bashkë në kohë të vështira dhe pikëpamjet politike qëndrojnë larg miqësive. Por arsyeja tjetër është vërtet e mjerueshme. Në rast se SMS-të e Ramës dhe listat e reja për deputetë trembin dhe Ruçin, atëherë është me të vërtetë për të pasur frikë. Kjo lloj frike i kalon caqet e përplasjes politike. Ajo merr nuancat e një presioni të pastër. Sot Edi Rama është në opozitë dhe gjithçka ka në dorë janë vetëm listat e reja për deputet. Nesër do të jetë kryeministër, dhe listat për deputet do të renditen të fundit për nga rëndësia, në vendimet dhe interesat që do të duhet të mbrojë. Politikanët frikacakë kanë të gjithë gjasat të kthehen në autoritarë dhe diktatbërës. Ata mund të bëjnë gjithçka nga frika se mos zbulohen interesat e tyre, një ditë me heshtje dhe ditë të tjera me zhurmë.