Protagonizëm i dobishëm vs protagonizëm i shëmtuar
Linda Ihsani
Mbetet një temë interesante në një shoqëri si e jona që me hir a pa hir, për të mirë a për të keq, prodhon protagonizëm; por çfarë i dha shkas këtij reflektimi ishte shkrimi i disa ditëve më parë nga Andis Harasani që të sillte pak në mend atë thënien “nga kjo magje, kjo bukë del”.
Protagonisti, në dramën greke ku gjen origjinën e vet kjo fjalë, është figura apo aktori kyç që dialogun me korin dhe drejton performancën. Pyetjes së tejhershme se sa protagonistë gjen në një dramë, vetëm aty nga shek. XVII iu përgjigjën se mund të ketë edhe më shumë se një. Por përgjigjja klasike vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite se ka vetëm një protagonist.
Pak si sempliciste, por lejon të kuptohet se është nonsens të flasësh për protagonizëm personal, të vetmuar, apo human a luftarak, aq më pak për veshje trendi a gabi. Cilësime të tilla në rastin më të mirë tingëllojnë padije, ndërsa në rastin më të keq u vjen erë mllef a zili të vegjlish. Protagonizmi vlerësohet për efektin apo impaktin që krijon; në dy kahet e tij o gjeneron dobi, o shëmti. Kjo e dyta, ndër të tjera, mund t’i shkonte për shtat ndonjë deputeti të PS-së që në kërkim të protagonizmit kritikon për protagonizëm. Për një seri rrethanash aspak fatlume, shoqëria jonë është ajo e shumë gjërave dhe veçorive të munguara; ndër këto të fundit vërehet të jenë barazia gjinore, kujdesi për shëndetin e cilësinë e jetës, mosnjohja a pakndjeshmëria ndaj kërcënimit të sëmundjeve fatale etj. Në përpjekje për t’i fituar e bërë të vetat këto shprehi të botës së civilizuar, shoqëria jonë është, sot më shumë se kurrë, nevojtare për protagonizëm dhe protagonistë të dobishëm.
Dr. Bardh Spahia, drejtues në programin Interreg III-A për depistimin e kancerit në qafën e mitrës (koli uteri) iu referua me këto terma kësaj sëmundjeje që po shfaqet frikshëm. “Në Shqipëri rezulton një numër rastesh me kancer të qafës së mitrës rreth tri herë më i lartë se në vendet perëndimore; çdo vit shënohet një prirje në rritje, me rreth 80 raste të reja dhe 20 për qind e tyre janë fatale”.
Ky citim është vetëm e thjesht një bilanc me pak fjalë e me pak shifra për një realitet drithërues për këdo grua dhe nënë, motër e bijë, për çdokënd me familjare të prekura nga kjo sëmundje. Porse shoqërohet edhe me një fabul të thjeshtë; nëse me pak kujdes reagon në kohë, shpëton jetën përpos kursen xhepin shqiptar ende të vockël për shpenzime boll të rënda. Kjo nuk përbën gjë të re; çka përbën zbulim të dhimbshëm është pandjeshmëria ndaj rrezikut që kërcënon jetën e gruas. 95 për qind e grave shqiptare, sipas Dr. Spahisë, nuk kanë kryer asnjë ekzaminim për identifikimin e këtij lloj kanceri, që i diktuar në fazë të avancuar rezulton 100 për qind vdekjeprurës. E këtu në emër të jetës ka vend për protagonizëm të kujtdo, protagonist apo protagoniste, por natyrisht jo për protagonizmin namuzli të Andisit.
Gjatë fushatës sensibilizuese për më shumë vend të gruas në vendimmarrje, për më shumë rol të gruas në shoqëri, për një jetë të shëndetshme të gruas nëpërmjet një lufte kundër kancereve fatalë të gjirit dhe qafës së mitrës, për JO dhunë në familje, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që nga pranvera e këtij viti po rrugëton në mbarë vendin, një rrugëtim që për hir të së vërtetës ka gjetur mbështetje dhe jehonë disi befasuese. Në të vërtetë është rezultat i boshit të patolerueshëm në krijimit e ndjeshmërive edhe ndaj rreziqeve për jetën si dhe vlerave të saj, e këtu ka vend për protagonizëm e për protagonistë.
Një ndër kërkesat pothuaj këmbëngulëse të grave në takimet me Jozefina Topallin në Berat, Sarandë, Fier, Gramsh etj., vazhdon të jetë kërkesa për mbështetje për trajtimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve. Nëpërmjet projektit në fjalë, i vlerësuar tejet i suksesshëm në depistimin dhe diagnostikimin e këtyre sëmundjeve, Kryeparlamentarja iu përgjigj shpejt, thjesht, konkretisht. Vetëm në ditën e takimit sensibilizues në një ndër komunat e Tiranës 85 gra bënë paptestin; është i njëjtë me numrin e grave që i nënshtrohen në ditë këtij ekzaminimi në Poliklinikën Qendrore të Tiranës. Kjo natyrisht është një grimcë e grimcës të asaj çka duhet bërë, porse është një hap domethënës në sensibilizim për përkujdesje për shëndetin e gruas dhe të komunitetit. Si një ndër mbështetëset e shumta të kësaj fushate, ju siguroj se turi i Kryetares së Parlamentit është një sipërmarrje me sfida, por që po rezulton i efektshëm. Nuk do të ishte i tillë, nëse protagonistja nuk ofron vesh dhe sy të kujdesshëm për të drejtat dhe problemet e gruas, nëse nuk bëhet e përgjegjshme dhe angazhuese për rrugëzgjidhjet më të mundshme të tyre. Nuk do të rezultonte i mirëpritshëm nëse gratë nuk do të shihnin te protagonistja modelin e gruas self-made, gruas që lufton pa kompromis për të drejtën dhe në emër të jetës që duhet të jetë e të konsiderohet e çmueshme për të gjithë. Kjo fushatë po rezulton e suksesshme, sepse po identifikon figura ende të panjohura, pa ndonjë portofol e status të veçantë, por premtuese për protagonizëm. Ky tur po rezulton i suksesshëm, sepse kudo po gjen mbështetje në rritje dhe jo vetëm nga gratë. E pra kjo është të bësh protagonizëm pozitivisht të efektshëm dhe të jesh një protagonist i dobishëm!
Edhe protagonizmi i Andisit nuk do të ishte i shëmtuar nëse ai në vend që të përpiqej të prishte këtë model të mirë, që po bën gjëra të vlerësueshme, do t’i harxhonte energjitë e tij të pafund, për të bërë një gjë të mirë, sepse këta njerëz, ky vend kanë nevojë edhe për kontributin e tij. Nëse nuk do t’i gjente vetes një mision le të fillojë me një tur sensibilizues në mbarë Shqipërinë, ku t’u bëjë thirrje bashkatdhetarëve të tij “Energjia elektrike e shpenzuar duhet paguar!”. Dhe do të prodhonte, natyrisht, protagonizëm të dobishëm!