“Heshtja” e gjyqtarit Nuni
Brizida Gjikondi
Njoh prej 20 vjetësh Ardian Nunin, personalitetin dhe dinjitetin e tij, ndaj pa hezitim sulmin e dy ditëve më parë nga ana e institucionit të akuzës dhe strukturat e tij të paafta do e quaja një atentat të dytë ndaj këtij gjyqtari profesionist dhe jo vetëm ndaj tij, por dhe ndaj mbarë sistemit gjyqësor. E turpshme performanca dhe paaftësia e këtyre strukturave, të cilat rrallë arrijnë të bëjnë qoftë dhe pjesshëm punën e tyre, por përkundrazi në vend që të heshtin e të ulin kokën, këtë injorancë profesioniste e kamuflojnë me emetime lajmesh djallëzore kundër palëve në hetim dhe kundrejt gjithë procesit hetimor. Lajmi se gjyqtari Nuni nuk bashkëpunon “se ka fshehur celularin”, se nuk jep të dhëna për jetën private etj., etj., janë broçkulla që mund të përtypen veç nga ata njerëz që shtetin e së drejtës e njohin nëpërmjet telenovelave plot intriga të nivelit ZH që transmetohen pa fund në Shqipërinë e shekullit të ri. Kushdo qoftë jurist ose jo kupton që përgjegjësia e strukturave të shtetit në hetimin dhe zbardhjen e këtyre krimeve shtetërore është një detyrë absolute, e cila realizohet pa asnjë ekuivok dhe në konfidencialitetin maksimal, në mënyrë që t’i paraprihen veprave të tilla të ngjashme, por dhe për të ruajtur hetimin, viktimën dhe kapur në kohë autorin e krimit. Për fat të keq ka kohë që organi i akuzës pompon mediat e shkruara dhe elektronike me informacione dhe thashetheme, që një mendje e mprehtë lehtësisht i orienton drejt përplasjeve politike në sistemin e drejtësisë. Një mendje e mprehtë lehtësisht kupton se me anë të kësaj performance mediatike fshihet paaftësia e këtyre institucioneve, por indirekt dhe një bashkëpunim moral e virtual në krim dhe fshehjen e gjurmëve të tij. Një mendje e mprehtë lehtësisht kupton se një institucion hetimor, qoftë Policia ose Prokuroria, pa u bërë java e atentatit ndaj gjyqtarit Nuni, s’mund dhe s’i lejohet ligjërisht të paragjykojë çështjen, të përjashtojë pistat dhe të fyejë personalitetin e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë. Atentati kundrejt gjyqtarit Nuni mund të ketë patur si shtysë 100 mekanizma, por kurrsesi s’mund të mohohet fakti se të gjitha këto mekanizma përmblidhen në goditjen me 4 plumba kundrejt jetës së një qytetari të nderuar shqiptar, për më tepër një gjyqtari të Gjykatës së Lartë nga një kapuçon i zi në një natë shiu. Askush nuk i kapërdin broçkullat se s’po zbulohet atentatori, pasi gjyqtari Nuni nuk bashkëpunon...?!! Largqoftë po në rast se zoti Nuni nga trauma dhe plagët nuk do kish mundësi të fliste për rrethanat dhe tmerrin e asaj nate, institucionet e hetimit ç’do të thoshin? Si do i realizonin detyrat e tyre kushtetuese duke shpërndarë thashetheme nëpër gazeta...?!! Përsëris, zbardhja, këqyrja, konfidencialiteti në hetim dhe verifikimi i të gjitha pistave është detyrë ekskluzive e institucioneve të hetimit. Këto procedura të sipërcituara janë të përcaktuara qartë në legjislacionin shqiptar, por si në të gjitha rastet dhe në këtë të tashmin ligjet janë veç për në letër. Shpërndarja e informacioneve që bien në kundërshtim me procedurat dhe ligjin, të cilat në vetvete janë dhe denigruese, stimulojnë krimin, stimulojnë agresionin kundrejt sistemit gjyqësor, ulin reputacionin e po këtyre institucioneve hetimore që shpërndajnë këto thashetheme dhe fshehin paaftësinë në mënyrën më të shëmtuar dhe djallëzore. Shumë krime kanë mbetur pa u zbardhur në drejtësinë shqiptare, sidomos ato që kanë patur të bëjnë me simbole të kësaj drejtësie, shumë kriminelë fërkojnë barkun të qetë për sa kohë në institucionet e akuzës vegjetojnë mediokër telenovelash. Mediokër, të cilët kurrë nuk guxojnë të thonë të vërtetat e mafies shtetërore dhe të politikës shqiptare, mediokër të cilët janë të kapur e promovuar nga kjo mafie, ndaj “bëhen trima” dhe godasin hallkat dhe njerëzit më të brishtë, godasin të ndershmit.
Një ditë mbas atentatit kundrejt gjyqtarit Nuni u shprehën titullarët më të lartë të vendit, shumë prej tyre shfrytëzuan politikisht rastin dhe bënë akuza e kundër akuza institucionale… Një javë më pas, krimi ende s’është zbardhur.. Shkaku nuk më intereson shumë, pasoja dhe shteti fyes dhe inekzistent, PO.