“Heshtja, lulet dhe qirinjtë janë mjetet e demonstrimit”
28/01/2011 Opozita sot në shesh për të nderuar viktimat e 21 janarit
Partia Socialiste lëshoi dje apelin e radhës për qytetarët shqiptarë për t’iu bashkuar kampit opozitar në homazhet për viktimat e 21 janar. Sot kjo parti dhe aleatët e saj do të jenë në krye të kortezhit së bashku më familjarët e tre protestuesve që humbën jetën të premten e shkuar në demonstratë. Në nderim të tyre socialistët ftuan qytetarë nga i gjithë vendi që të vënë lule dhe të ndezin qirinj në vendet ku u vranë tri viktimat. Nga ana tjetër, Partia Socialiste në deklaratat e bëra publike gjatë këtyre ditëve, përfshirë dhe ato të ditës së djeshme, ka theksuar me forcë faktin se demonstrata e ditës së sotme do të jetë paqësore për vetë qëllimin që mbart, duke garantuar në këtë mënyrë se nuk janë planifikuar akte dhune. Një garanci të tillë e mbështet në faktin se në krye të kortezhit do të jenë vetë drejtuesit dhe përfaqësuesit e kampit opozitar.
Ftesa
Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare ftoi dje qytetarët të jenë pjesë e homazheve për nder të tri viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit. Gjithashtu deputeti socialist në daljen e tij publike dha dhe detajet në të cilat do të përqendrohet organizimi i këtyre homazheve. Nga ana tjetër, në këtë deklaratë nuk u lanë mënjanë dhe akuzat ndaj mazhorancës qeverisëse, si përgjegjëse për vrasjen e protestuesve. “I ftojmë nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë të premten e zezë në 21 janar. Heshtja, lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit. Gjithkush është i lutur që të respektojë kujtimin e të vrarëve nga dora e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut”, -u shpreh deputeti Bare gjatë fjalës së tij. Ndërkohë në këtë apel Bare nuk harroi të jepte dhe porosi për të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim. “Asnjë parullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi nuk duhet të ndodhë”, - theksoi deputeti i PS-së, duke bërë të qartë në këtë mënyrë pozicionin e kësaj partie, e cila do të jetë në krye të kortezhit.
Qëndrimi
Pas kësaj ftese, e cila pasoi atë të dy ditëve më parë të vetë kreut të PS-së Edi Rama, nuk ka më dyshime se opozita dhe mbështetësit e saj do të jenë në shesh më 28 janar, duke refuzuar apelin e faktorit ndërkombëtar, i cili ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga organizimi i protestave. Për të faktuar se demonstrata e sotme nuk do të jetë e dhunshme, Bare u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ruhen nga provokimet dhe provokatorët dhe të mos shkojnë pas askujt që mund të dalë jashtë kornizës së kortezhit apo të bëjnë gjë tjetër veç ecjes së heshtur. “I bëjmë po ashtu thirrje policisë të bëjë detyrën konform ligjit dhe ne do të jemi aty për të garantuar gjithçka”, - tha Bare. Gjithashtu, me qëllim që homazhet e nesërme të përcjellin mesazhin e qartë për shumicën në pushtet, deputeti Bare vlerësoi se “sot bota duhet të shohë rezistencën tonë paqësore dhe të dëgjojë dhimbjen e popullit shqiptar, që me dinjitet dhe papërkulshmëri kërkon lirinë dhe drejtësinë e merituar”.
Edi Rama
“Kush dëshiron të lutet me fjalët e tij të thëna pa zë, bashkë me këdo tjetër që njësoj kërkon një atdhe ku të fitojë paqja e jo dhuna, respekti për njëri-tjetrin e jo armiqësia me njëri-tjetrin, bashkëjetesa evropiane e jo barbaria fashiste, është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit.
Kush dëshiron t’i tregojë botës mbarë, që në të gjitha ekranet e gjuhët do të përcjellë homazhet e 28 janarit, se shqiptarët vriten, plagosen, rrihen e nëpërkëmben në mes të Europës si të ishin të pushtuar e jo të qeverisur, e megjithatë as do të jepen rrugëve të dhunës e as të fshihen qosheve të frikës, është i lutur të vijë për të ndezur qiriun e ëndrrave e shpresave të veta, që ishin dhe ëndrrat e shpresat e tre demonstruesve të paharrueshëm.”
Itinerari
Takimi
Të gjithë qytetarët e ardhur nga rrethet dhe banorë të Tiranës do të përshkojnë më këmbë rrugët kryesore të kryeqytetit sipas drejtimeve përkatëse nga ato vijnë, për t’u bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e konkretisht në sheshin përpara hotel “Dajtit”, nga ku do nisin homazhet.
Marshimi
Pjesëmarrësit në këtë kortezh do të ecin deri te Kryesia e Kuvendit dhe pastaj do të kthehen te Kryeministria dhe do të vendosin lule në vendet ku u vranë tre demonstruesit. Secili nga qytetarët që do të mbarojnë homazhin kthehen lart drejt unazës nga Rruga e Elbasanit, ndërkohë që turma vijon të bëjë të njëjtën gjë derisa të gjithë të vendosin lule dhe të ndezin qirinjtë.