Pëson atak, vdes drejtuesi i furgonit
SHKODER - Drejtuesi i një furgoni pëson atak kardiak në ecje e sipër.
Pasditen e djeshme, 50-vjeçari Kujtim Toska nga lagjja Xhabije e qytetit të Shkodrës ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip furgon "Benz", me targë SH 5445 D drejt daljes së qytetit. Papritur ka ndjerë një goditje të fortë në zemër, e cila i ka shkaktuar humbjen e ndjenjave. Në këtë gjendje, mjeti ka humbur drejtimin, por për inerci ka vazhduar lëvizjen për rreth 50 m, duke devijuar në krahun e majtë të lëvizjes. Ai ka ndeshur një mjet tjetër të parkuar, për t'u ndaluar vetëm pasi ka kaluar mbi trotuar dhe është përplasur me tryezat e karriget e një lokali. Aty mjeti është ndaluar duke goditur derën e lokalit por pa shkaktuar të lënduar. Personat që kanë qenë dëshmitarë okularë i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, por ai kishte ndërruar jetë. r.d