E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegët: Minatori vdiq aksidentalisht

BURREL - Ngjarje aksidentale e kanë cilësuar minatorët e Batrës vdekjen e kolegut të tyre Mehmet Rama. 

Babai i katër fëmijëve humbi jetën pasditen e së hënës në galeritë e një miniere private. "Ishim së bashku në frontin e punës, në thellësitë e minierës", tha njëri nga kolegët e Mehmet Ramës. "Si çdo ditë tjetër hymë në minierë dhe fillimisht ushtruam kontroll në fundin e galerisë, në mënyrë që të largonim rrezikun e ndonjë shembje. Mehmeti kontrollonte me levë tavanin e galerisë, por krejt papritur një masiv i madh ra si rrufeja, duke e zënë poshtë atë. Përpjekjet tona për t'i shpëtuar jetën ishin të kota". Grupi hetimor dhe përfaqësues të firmës private kanë pohuar për mediat se, vdekja e minatorit ka ardhur nga pakujdesia. Minatori Rama kishte nisur punën në minierën private një vit më parë, ndërkohë dy djemtë e tij punonin në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›