Hetim 35-vjeçarit se theu xhamat e bashkisë
Punonjësja e Bashkisë së Kamzës denoncon një 35-vjeçar, pasi shkatërroi xhamat e bashkisë. Burime nga policia thanë se Flogerta A. 28 vjeçe lindur e banuese në Tiranë, rruga "Siri Kodra", punonjëse e Policisë Bashkiake Kamzë, ka denoncuar në polici 35-vjeçarin Shkëlqim H., lindur e banues në Kamzë. Sipas punonjëses, 35-vjeçari është paraqitur ditën e djeshme në Bashkinë e Kamzës dhe për motive të dobëta ka thyer xhamin e derës së Bashkisë Kamzë me shkelma, dhe ka ofenduar, sharë, e kundërshtuar në krye të detyrës, Flogerta A, e cila në atë moment ndodhej me shërbim në hyrjen e bashkisë. Policia bëri të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 35-vjeçarit për veprat penale të "shkatërrimit të pronës me dashje" dhe "kundërshtimit të punonjësit që kryen detyrë shtetërore".