E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri djeg shtëpinë, plagoset një e moshuar

Një grua e moshuar ka marrë plagë si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orën 00.10, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në afërsi të shkollës "Pjetër Budi", prapa Gjykatës së Faktit. Burimet të policisë bënë të ditur se ngjarja është njoftuar nga fqinjët e të moshuarës, të cilët kanë deklaruar se zjarri kishte rënë në banesën e 87-vjeçares Amalire Vrelli. Si pasojë e flakëve të papritura, është djegur një dhomë dhe është lënduar zonja e shtëpisë. E dëmtuara ka kërkuar ndihmën e policisë dhe kjo e fundit mbërriti në vendngjarje bashkë me një makinë të repartit zjarrfikës, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe ndalur përhapjen e tyre. Nga hetimet e para të kryera gjatë ditës së sotme, mësohet se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e lënies së një qiriri të ndezur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›