E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastruesi i lokalit: Si u vranë dy policët

Dëshmitari në lokalin ku mbetën të vrarë dy efektivë policie, ka rrëfyer momentin kur u qëlluan nga Afrim Hasanaj. Deklarata e tij është dëgjuar dje në procesin gjyqësor në ngarkim të Hasanajt, ku Zaim Brinja ka treguar dje para gjykatës se ditën e ngjarjes ka qenë te lokali, në të cilën punonte pastrues, kur është paraqitur i pandehuri, i cili ka shtyrë derën me forcë. "Atë ditë lokali ka qenë i mbyllur. Hasanaj është futur brenda, ka filluar të bërtasë, të thyejë pasqyrën dhe pjatat duke kërkuar që t‘i shërbehet. Në ato momente ka dalë Lumja nga një dhomë e lokalit, është afruar te banaku dhe i ka thënë: ‘Çfarë po bën‘. Ajo është trembur dhe është distancuar. Më pas unë jam larguar nga frika. Nuk mbaj mend nëse atë ditë kishte persona të tjerë në lokal. Jam kthyer pas 10 minutash, kur i pandehuri ishte larguar. Mësova që Lumja kishte njoftuar policinë për ngjarjen në momentin që është futur Afrimi", ka deklaruar dje dëshmitari Zaim Brinja. Afrim Hasani akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vrasjen e dy efektivave, Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan Hila, më 24 mars të këtij viti, në fshatin Shën Mëri të Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›